NDERIMI FISNIK I PROFETIT TONË

kul-54666-33332-766(paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të)

Profeti yn a.s. ishte në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha shtresat e shoqërisë dhe fliste me çdokënd, prej atyre në kulmin e fuqisë deri te robërit e luftës, fëmijët dhe jetimët. Me njerëz të gjitha pozitave të ndryshme në shoqëri, që jetonin mënyra të ndryshme të jetës, me karaktere dhe zakone të ndryshme, ai vendosi dialogje pozitive, duke fituar dashurinë e tyre dhe duke u sjellë me të gjithë ata me plot durim dhe mirëkuptim.

Siç njoftohemi prej shokëve të cilët ishin të afërt me të, Profeti yn a.s. ishte “shumë i mirë, moralisht mbi çdo kritikë, i këndshëm, miqësor dhe i kujdesshëm.” Fjalët e tij: “Jam dërguar të përsos cilësitë e mira të karakterit”  janë shprehje e natyrës së tij të lartë. Aisha, e cila e njihte atë shumë mirë, e ka përshkruar moralin e tij të bukur me fjalët në vazhdim: “Natyra e Profetit a.s. ishte Kur’ani.”

Enesi, i cili ishte rritur në shtëpinë e Profetit a.s. dhe që i ka shërbyer atij me vite e përshkruan mirësjelljen e tij me këto fjalë:

I Dërguar i All-llahut, kur i jepte dorën dikujt, nuk e largonte dorën e tij derisa tjetri të mos e largonte dorën e tij. Ngjashëm, nuk e largonte shikimin nga askush përderisa tjetri njeri të mos e kthente fytyrën e tij në anën tjetër. Dhe asnjëherë nuk është parë të vinte gjunjët e tij përpara atij me të cilin ishte ulur.

Kurdo që dikush i fliste atij ai rrinte i heshtur dhe e dëgjonte derisa të mbaronte.

Enes bin Malik r.a. thotë: “Unë mbeta në shërbim të Resulullahut (a.s.) për dhjetë vite. Ai as edhe njëherë nuk më tha një fjalë përbuzëse. Kur bëra diç ai kurr nuk më pyeti: “Pse veprove ashtu?”. Kur nuk kryeja një punë të caktuar, ai kurr nuk më pyeti se pse nuk e bëra atë.”

Gjatë jetës së tij, Profeti yn a.s. edukoi me mijëra njerëz. Përmes ndikimit të tij, njerëzit të cilët nuk kishin kurrfarë dijenie për fenë u bën të vëmendshëm, të gatshëm të flijohen, kanë sjellje të pëlqyeshme dhe posedojnë moral të lartë. Madje edhe sot, sa e sa shekuj pas vdekjes së tij, Profeti yn a.s. mbetet udhërrëfyesi dhe mësuesi më i mirë, fjalët dhe morali i të cilit vazhdojnë të frymëzojnë miliarda njerëz.

Në përgjithësi mund të themi se çelësi i zgjidhjes së problemeve të botës islame është ruajtja e unitetit dhe zbatimi i mësimeve  të porositura nga Profeti Muhammed s.a.v.s., i cili si i dërguar i fundit i Zotit ithtarët e fesë së tij i ka porositur që të bashkohen në të mos përçahen.

Hazëreti Mevlana në librin e tij ”Mesnevi I”, thotë për Muhammedin a.s. “Dëshira e Mustafait a.s. për ta pushtuar Mekën dhe vende të tjera nuk ishte nga dashuria për pasurinë e kësaj bote, por me urdhër të Zotit, sepse ai pati thënë se: ”Kjo botë është kufomë”. A mund të akuzohet Pejgamberi për dashuri ndaj kësaj bote për shkak se u përpoq ta pushtonte Mekën? Ai ishte një njeri i tillë që ditën e provës (miraxhit), përballë thesareve të shtatë qiejve, edhe sytë i mbylli, edhe zemrën. Për ta parë atë, shtatë kat qiej ishin mbushur skaj me hyri dhe engjëj. Të gjithë e kishin stolisur veten për të, mirëpo te ai s’kishte dëshirë dhe pasion tjetër veç prirjes dhe dashurisë për të dashurin, Zotin e gjithësisë!

Ai ishte mbushur në atë mënyrë me madhështinë dhe madhërinë e Zotit, saqë as njeriu i Zotit, madje, nuk do të mund të gjente rrugë deri në atë gradë, deri në atë post! Ai tha: ” Në postin tonë nuk mund të arrijë as ndonjë pejgamber me sheriat, as engjëll, madje, as shpirt!” Mendoni, pra, dhe kuptoni!

Ai tha: ” Ne jemi të njohur me të fshehtën “syri nuk u shmang, nuk u prir për ndonjë vënd tjetër veç Zotit”, jemi  sarhoshë të Zotit që e ngjyros botën ngjyra-ngjyra, jo sarhoshë të kopshtit e vreshtës!”

Poqë se edhe thesaret e qiejve e të mëndjeve, madje, duken të parëndësishme si fije kashte para syve të Pejgamberit.  Ç’janë Meka, Damasku dhe Iraku që të luftojë për to, t’i  dëshirojë ato? Vetëm personi me zemër të keqe, i cili punët e tij i krahason me paditurinë e vet, me ambicjen e vet, mund të bjerë në një dyshim të tillë mbi të! Nëse shikon nga qelqi i verdhë, dritën e diellit do ta shohësh të verdhë. Thyeji atë qelq dhe atë pandehmë dhe shih atëherë se kush është burrë e kush, pluhur! Kalorësi ngre pluhur pas dhe ti e pandeh pluhurin për trimin e Zotit! Edhe Iblisi pa pluhurin dhe tha:

     ”Është nga lloji i kësaj toke, si mund të jetë më i lartë se dikush me ballin të zjarrtë si unë? Kur t’i shohësh shenjtorët si njerëz, dije se kjo pikëpamje është trashëgim prej Iblisit. O inatçi, po të mos jesh i biri i Iblisit, si ndodh që trashëgimi i atij qeni të bie ty? Unë nuk jam qen, por luan i Zotit. Luani i Zotit është ai që ka shpëtuar prej trajtës. Luani i kësaj bote kërkon gjah dhe ushqim, kurse luani i Zotit, liri dhe vdekje. Sepse në vdekje sheh qindra jetë dhe qenien e vet e djeg si flutura rreth qiririt. Dëshira për vdekje është hallkë në qafë të personave të drejtë, sepse kjo dëshirë u bë provë për çifutët.

Zoti tha në Kur’an: ”Çifutët thonë se vdekja për të drejtët është pushtim, kapital dhe tregti. Dëshira për vdekjen është më mirë se dëshira për kapital dhe tregti. O çifutë! Po deshët ta ruani nderin mes popullit, flisni për këtë dëshirë, për dëshirën për vdekje!”

Me ta ngritur Muhammedi këtë flamur, as një çifut i vetëm, madje, nuk pati guxim për të shprehur një dëshirë të tillë! Pejgamberi tha:”Poqë se do të bënin fjalë për këtë, në botë s’do të mbetej asnjë çifut!” Atëherë, çifutët thanë: ” O drita e fesë, mos na demasko ne!” Dhe dhanë mall dhe haraç. Fundi i kësaj fjale nuk duket. Meqë syri ta pa të dashurinë, nëma dorën mua![1]“A mundet këto pohime të tingëllojnë në mënyrë kaq të jashtëzakonshme dhe të jenë të vërteta? Dhe mendoni, nëse ato të jenë të vërteta dhe ju nuk e njihni MUHAMMEDIN ose nuk keni dëgjuar për atë, a nuk është koha që t’i përgjigjeni kësaj sfide të tmerrshme dhe të bëni përpjekje për ta njohur atë?  Nuk do t’ju kushtojë asgjë, por duhet të provoni që të jeni në fillim të një epoke të re në jetën tuaj.

 

PËRFUNDIM: REKOMANDIME PËR BOTËN PERËNDIMORE DHE PËR MUSLIMANËT

Sot bota perëndimore është e shqetësuar për organizatat që përdorin terrorin nën maskën e Islamit dhe ky shqetësim nuk është krejt i pavend. Është e qartë se ata që kryejnë veprimet e terrorit dhe mbështetësit e tyre duhet të gjykohen sipas kritereve të drejtësisë. Sidoqoftë, një çështje më e rëndësishme për t’u trajtuar, janë strategjitë afatgjata që duhet të ndiqen për të zbuluar zgjidhje të qëndrueshme të këtyre problemeve.

Vlerësimet e mësipërme nxjerrin në pah se terrori nuk ka vend në Islam dhe se është një krim kundër njerëzimit. Ato, më tej, tregojnë natyrën kontradiktore të konceptit “terror islamik“. Kjo na siguron neve një pikë përparësie të rëndësishme: 1) Kohët që po vijnë kërkojnë nga të gjithë kombet që të tregojnë kujdes, ndjeshmëri e urtësi. Skenari i zhveshur që shpaloset me “përplasjen e qytetërimeve“, është në të keqen e mbarë botës dhe prej tij nuk përfiton askush. Bashkësia ndërkombëtare duhet të shfrytëzojë mundësitë që ka për të mësuar të jetojë në paqe, duke shkëmbyer e mësuar nga njëri-tjetri, duke studiuar historinë e njëri-tjetrit, duke njohur veçantitë e njëri-tjetrit në fe, art, letërsi, filozofi, shkencë, teknologji e kulturë dhe kjo do të pasurojë jetët e të gjithëve.

2) Veprimtaritë që i shërbejnë njohjes me Islamin e vërtetë duhet të përhapen. Zgjidhja e luftës ndaj grupimeve radikale në vendet islame nuk duhet të përbëjë një “sekularizim të detyruar”. Përkundrazi, një politikë e tillë do të nxiste reagim te masat e njerëzve. Zgjidhja është përhapja e Islamit të vërtetë dhe shfaqja e shembullit të muslimanit që përqafon vlerat Kur’anore si të drejtat njerëzore, demokracia, liria, morali i lartë, shkenca, spiritualiteti, estetika dhe që i ofron lumturi e bekim njerëzimit. Muslimanët duhet të shpjegojnë dhe jetojnë me vlerat morale të urdhëruara në Kur’an dhe në shembullin e Muhammedit, të Dërguarit të Zotit. Muslimanët kanë përgjegjësinë ta “rrëmbejnë” Islamin nga duart e atyre që e zbatojnë keq atë (gjë që çon në keqkuptime rreth Islamit) dhe ta vëndosin në duart e atyre që jetojnë me mësimet e virtytshmërisë islame dhe sipas shembullit të Muhammedit, të Dërguarit të Zotit.

3) Burimi i terrorizmit është injoranca dhe fanatizmi dhe zgjidhja për terrorizmin është arsimimi. Qarqeve që ndjejnë simpati për terrorin duhet t’u bëhet e qartë se terrori është në kundërshtim të plotë me Islamin dhe se ai shërben vetëm për të dëmtuar Islamin, muslimanët dhe mbarë njerëzimin.

4) Duhet të përgatiten zgjidhje kulturore afatgjata për të luftuar terrorizmin që i ka rrënjët në ideologjitë komuniste, fashiste dhe raciste. Sot në vendet anembanë botës, sistemi i arsimimit është i ndikuar nga Darvinizmi. Siç sqaruam më lartë, Darvinizmi është një ideologji e rrezikshme që e sheh njeriun si kafshë që u zhvillua në sajë të luftës për mbijetesë. Kjo përbën një bazë të përbashkët për të gjitha format e terrorizmit. Një ideologji që predikon se vetëm ata që janë të fuqishëm mund të mbijetojnë dhe që e konsideron luftën si një virtyt, është si një moçal i tërë që nuk do të reshtë kurr së zhyturi botën në rrënim. Në këto kushte, krahas masave juridike dhe formave të tjera që do të përdoren për të luftuar terrorizmin, ekziston edhe nevoja për një fushatë të fuqishme arsimimi në të gjithë botën. Zbulimi i fytyrës së vërtetë të mashtrimit darvinist dhe materialist dhe të mësuarit e njerëzve me vlerat më të mira që Zoti ka shpallur për njerëzimin duhet të përbëjnë bazën e këtij arsimimi. Paqja dhe stabiliteti mund të arrihen vetëm duke jetuar në vlerat e fesë së vërtetë. Pa e tharë moçalin darvinist, nuk do të jetë e mundur që bota të shpëtojë nga fatkeqësitë.

Në rrjedhën e historisë, disa njerëz injorantë (si për shembull, kryqtarët) nuk kanë arritur ta kuptojnë këtë fakt dhe kanë shkaktuar konflikte ndërmjet dy feve. Për të parandaluar përsëritjen e këtij skenari, i cili propagandohet me moton si “përplasja e qytetërimeve” apo “Lufta e Shenjtë kundër Perëndimit“, të krishterët dhe muslimanët e vërtetë duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.Në të vërtetë, zhvillimet që pasuan ngjarjet e rënda të terrorit tregojnë se fara e këtij bashkëpunimi është mbjellë. Aktet e rënda të terrorizmit i sollën bashkësitë muslimane dhe të krishtera më afër njëri-tjetrit, nxitën shumë të krishterë që të mësojnë më tepër për Fenë Islame dhe inkurajuan muslimanët të bëjnë përpjekje më të mëdha për të bërë të ditur moralin e vërtetë islam, të përshkruar në Kur’an .Të gjitha këto zhvillime janë lajme të mira që tregojnë se njerëzit do t’i kuptojnë më mirë vlerat islame dhe do të jenë të aftë, ta çlirojnë vetveten nga paragjykimet që mund të kenë pasur. Me vullnetin e Zotit, shekulli i 21-të do të jetë koha kur njerëzit do të kuptojnë se mbjellja e vlerave të Islamit është e vetmja mënyrë për të arritur paqen e shumëdëshiruar në botë. “Larg nga të dije tjetër veç metat je Ti, ne s’kemi asaj që na ke mësuar Ti. Me të vërtetë dija dhe mençuria Jote janë të pë përsosura. “(Kur’an 2:32)  … Kijeni frikë Zotin! Ai është i njohur me atë që veproni. (Kur’an: 5-8)

 

[1] Shih në librin:”Mesnevi I” të autorit Xhelaleddin Rumi, faqe:262/263

Prof. Eroll Velija

Shekulli Agency