Bozkir: Gjasat për liberalizimin e vizave me BE-në janë shumë të larta

Ministri turk për Çështjet e Bashkimit Evropian, Volkan Bozkir, deklaroi se gjasat për liberalizimin e vizave me BE-në janë shumë të larta. “Nëse regjimi i vizave nuk hiqet, atëherë dhe ne kemi të drejtë të anulojmë Marrëveshjen e Ripranimit”, tha ai.

Volkan-BozkirGjatë një vlerësimi në lidhje me situatën aktuale në liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian, Volkan Bozkir tërhoqi vëmendjen mbi raportit, që do të vijë nga Komisioni i BE-së.

“E gjithë çështja për liberalizimin e vizave qëndron tek raporti, që Komisioni Evropian duhet të publikojë më datë 4 maj, ku duhet të thuhet se Turqia i plotësuar të gjitha kriteret dhe se mund të hiqet regjimi i vizave”, tha kreu i negociatave të Ankarasë me Brukselin.

I ftuar në një transmetim ekskluziv të kanalit televiziv, “CNN Turk”, ministri Bozkir vuri në pah se Turqia të drejtë të anulojë Marrëveshjen e Ripranimit, në rast se nuk hiqet regjimi i vizave.

/TRT/

Shekulli Agency