Lëkundje të forta sizmike janë ndjerë sot në qytetin e Durrësit.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në Detin Adriatik 6 km larg Durrësit dhe 38 km larg Tiranës.
Lëkundjet e tërmetit kanë pasur një magnitudë 4.4 ballë e shkallës rihter.
Banorët e Durrësit janë përfshirë nga paniku duke lënë banesat për të dalë në rrugë.
Nga këto lëkundje sizmike nuk raportohen as dëme në njerëz dhe as dëme materiale.