Marrëveshje bashkëpunimi mes AA dhe Agjencisë së Lajmeve Petra

Përveç marrëveshjeve për bashkëpunim në fusha të ndryshme, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit edhe mes Anadolu Agency (AA) dhe Agjencisë së Lajmeve Petra

davutogluNë kuadër të vizitës së kryeministrit turk, Ahmet Davutoğlu në Jordani, mësohet se janë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim në fusha të ndryshme mes të dyja vendeve.

Pas takimit të Kryeministrit turk, Davutoğlu me homologun tij jordanez, Abdullah en-Nusur në Kryeministrinë e këtij vendi, të dy krerët kryesuan takimin e delegacioneve.

Pas takimit u kalua në ceremoninë e nënshkrimit të protokolleve në fushat të cilët do të realizohet bashkëpunimi mes dy shteteve.

Përveç marrëveshjeve për bashkëpunim në fusha të ndryshme, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit edhe mes Anadolu Agency (AA) dhe Agjencisë të Lajmeve Petra. Marrëveshjen e ka nënshkruar zëvendësdrejtori i përgjithshëm dhe kryeredaktori i AA-së, Metin Mutanoglu dhe drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Lajmeve Petra, Faisal Al Shboul.

/AA/

Shekulli Agency