Ymeri: S’do të ketë amnisti për Veselin, Mustafën e Thaçin

ymeriPartitë e koalicionit qeverisës kanë theksuar se opozita nuk do të mund ta refuzojë ofertën që do ta ketë në tryezë.

Në pjesën e dytë të intervistës, dhënë “Koha Ditore”, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë të mos ketë kurrfarë oferte që ofrohet nga pushteti dhe që do të ishte në dobi të Kosovës. Kjo, pasi ka theksuar se, në ofertën për marrëveshje, partitë në pushtet duan të përfshijnë një komponent të amnistisë.

“Edhe Kadri Veseli, edhe Isa Mustafa e edhe Hashim Thaçi, që të tre si eksponentë të kësaj qeverie dhe kësaj qeverisjeje, janë të interesuar që në çfarëdo marrëveshje të amnistohen edhe ata, në kuptimin e koncepteve politike, por që besa edhe si individë për këtë të keqe me të cilën kërcënuan dhe e rrezikuan Republikën e Kosovës”, ka thënë Ymeri, tek ka folur rreth ofertës për opozitën që e kanë paralajmëruar partitë në pushtet.

“Këta duhet ndëshkuar edhe penalisht për korrupsionin dhe krimin e organizuar, pjesë e të cilit janë. Dhe në këtë drejtim, në asnjë mënyrë nuk bën të ketë amnisti”.

PDK-në e LDK-në nuk i ka quajtur parti politike.

Ymeri, si kryetar i partisë kryesore në opozitë, ka thënë të ketë propozuar listë të përbashkët me AAK-në e Nismën, e edhe me pjesëtarë të shoqërisë civile, propozim që nuk ka gjetur mbështetje akoma.

Në këtë intervistë, Ymeri ka folur edhe për sjelljen që do të tregojë opozita në ceremoninë e mundshme të pranimit të detyrës së presidentit nga Thaçi, e edhe për pjesëmarrjen e mundshme në Komisionin për Statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, dhe komisionin që do të mund ta rishkruante Marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi.

Shekulli Agency