Liderët e BE-së kanë arritur marrëveshje në lidhje me propozimin e Turqisë

fla-tur-eur-4635Liderët e Bashkimit Evropian (BE) kanë arritur një marrëveshje të përbashkët në lidhje me propozimin e paraqitur nga Turqia dhe këtë do t’ia propozojnë Turqisë në orët e para të mëngjesit.

Ka përfunduar Samiti i Liderëve të BE-së për të arritur një konsensus ku krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së kanë diskutuar propozimet që Turqia ka paraqitur më 7 mars dhe të cilat do të sjellin zgjidhje rrënjësore për krizën e refugjatëve të cilat do ta forcojnë bashkëpunimin mes BE-së dhe Turqisë.

Kryeministri i Luksekmburgut Xavier Bettel në një deklaratë në Twiter ka theksuar se BE-ja ka arritur një dokordësim në lidhje me pozicionin e saj për propozimin dhe se këto në orët e para të mëngjesit do tia paraqesin kryeministrit turk Ahmet Davutoglu.

 

Takimi i parë në mëngjes

Sipas informacioneve të marra nga burimet e BE-së mësohet se Presidenti i Këshillit të BE-së Donald Tusk, Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, dhe Presidenti i BE-së kryeministri holandez Mark Rute do të takohen në orët e para të mëngjesit me Davutoglun dhe do ti shprehin qëndrimin e BE-së.
Nëse propozimi i BE-së do të pranohet nga Davutoglu atëherë do të njoftohet me një deklaratë të përbashkët. Në të kundërtën liderët e BE-së do të mblidhen sërish në drekë për të diskutuar pikat e kundërshtuara nga Turqia.

– Qiproja greke nuk ka bërë hap prapa-
Në draftin e marrëveshjes e dekonspiruar para Samitit propozohej më pak nga ajo që Turqia kërkonte. Në draft janë bërë disa ndryshime por Qeveria e Qipros greke ka theksuar se nuk ka ndryshuar pozicionin e saj në lidhje me veton për hapjen e kapitujve të rinj.

Ankaraja këmbëngul në hapjen e 5 kapitujve të rinj për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit. Turqia kërkon kryesisht hapjen e kapitujve të energjisë (kapitulli 15), gjyqësorit dhe të drejtat themelore (kapitulli 23), drejtësisë, lirisë dhe sigurisë (Kapitulli 24), arsimi dhe kultura (Kapitulli 26), dhe të politikave të jashtme, sigurisë dhe mbrojtjes (Kapitulli 31).
Ndër të tjera vihet në dukje se përkundër kësaj, pala greke ka shprehur se do të heqë veton vetëm nëse Turqia do ti hapë portet dhe aeroportet.

Gjithashtu në lidhje me kërkesën e Turqisë për “heqjen e vizave për qytetarët turqë jo më vonë se në fund të qershorit”, theksohet se Ankaraja fillimisht duhet të përmbushë 72 kushtet.

Ndërsa në lidhje me fondin shtesë për 3 miliardë eurë që do të shpenzohen për refugjatët sirianë theksohet se do të jipet një fond i dytë pasi të përfundojë foni parë.

 

Propozimi i Turqisë

Turqia në propozimet e saj më 7 mars kishte kërkuar heqjen e vizave deri në fund të qershorit, hapjen e kapitujve të rinj në negociatat e anëtarësimit, për fondin 3 miliardë euro që do të shpenzohen për refugjatët sirianë për efektin e ndarjes së barrës dhënien e një fondi shtesë me 3 miliardë euro si dhe për çdo refugjatë sirian që do të kthehet në Turqi marrjen e një refugjati tjetër sirian nga Turqia.

Shekulli Agency