Avramopoulos në Tiranë, takon Nishanin dhe Ramën

Zyrtari i lartë i BE-së, e ka nisur vizitën në Tiranë me takimin që ka patur me kryeministrin e vendit, Edi Rama, takim ky që është zhvilluar pa praninë e medias. Menjëherë pas këtij takimi, Avramopoulos, është takuar edhe me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani

avramopoulos-nishani-4633Komisioneri i Bashkimit Europian për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, ka mbërritur sot në Tiranë, në kuadër të një vizitë zyrtare që do të realizojë në Shqipëri, ku do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar, raporton (AA).

Zyrtari i lartë i BE-së, e ka nisur vizitën në Tiranë me takimin që ka patur me Kryeministrin e vendit, Edi Rama, takim ky që është zhvilluar pa praninë e medias. Menjëherë pas këtij takimi, Avramopoulos, është takuar edhe me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, në selinë e Presidencës.

Axhenda e takimeve zyrtare të Komisionerit të Bashkimit Europian për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësinë, do të vijojë gjatë ditës me takimin me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati dhe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Avramopoulos dhe Tahiri në përfundimit të takimit mes tyre do të mbajnë një konferencë për mediat.

Axhenda e takimeve të Avramopoulos-it do të mbyllet me takimin që do të realizojë me ambasadorët e vendeve të BE-së në Tiranë. Gjatë takimeve të zyrtarëve të lartë të Shqipërisë me Komisionerin e BE-së, pritet të që në qendër të bisedimeve përveç proceseve integruese të vendit, të jetë edhe kriza e refugjatëve.

Kujtojmë se më 3 mars të këtij viti Shqipërinë e vizitoi edhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ku në fokus të diskutimeve të saj me drejtuesit e shtetit shqiptar ishte edhe kriza e refugjatëve.

Shekulli Agency