A NDODH KOLAPSI POLITIK BRENDASHQIPTAR?!

savash-veliuShkruan: Savash VELIU

Në kohën e okupimit të viteve të 90-ta, barazinë e shqiptarëve nuk e kishin partitë as në mendje. Ato më shumë ishin të angazhuar për rikthimin e një bashkjetese utopike brenda sllavomaqedonisë. Qëndrimin kundër shtetformësisë së Iliradasve, ishte dokumentuar edhe nga servilizmi i politikës shqiptare e degraduar në sllavomaqedoni e më gjërë.

Sipas udhëheqësve shqiptarë të Iliridës, për të dalë nga kontrolli i Serbosllavisë favorizonte dialogun me qeverinë sllavomaqedone kinse populli nuk pranon shtetformësinë, po ashtu ata nuk dëshirojnë pavarësi.

Por, kursi politik ndryshojë në mënyre fundamentale. Pas konfliktit, ai u bë pjesë e proceseve të një ideje në të cilën kishte besuar populli se në procesin e pavarësimit të Iliridës nuk do të lëkundet caku i Unitetit Kombëtar. Por ajo nuk ndodhi.

Grupi i Unitetit sllavomaqedon, bashkë me pjesëtarët tjerë LSDM-së u bënë armiku më i madh i Lëvizjes për Iliridën, e udhëhequr në atë kohë nga Kërste Cërvenkoski. Por, edhe qëndrim i VMRO-së nuk ndryshojë por sa vinte e shtohej. Sot Gruevski llogaritet që ka një influencë shumë të madhe në radikalizmin e pozitës, sidomos të Partive shqiptare duke i marrë nënsjetull drejt fushatave antipopullore për të trembur popullatën.

,,Nuk kam hasur mbizotërim të frikës askund në vendet e rajonit si këtu, pse njerëzit ndjehen të frikuar, thotë Vanhojte? Është çështje serioze, me pushtet totalitar gjithçka është e mundur. Futjen e frikës në popull mundë ta bëjë vetëm një pushtet autoritar dhe e koruptuar. Por qytetarët janë ata që këtë pushtet duhet rënuar me vullnetinë e lirë. Me këtë mund të ndyshohet edhe bindja se ; qytetarët duhet të zgjedhin Pushtet i cili do të ketë frikë Popullin, e jo e kundërta!

Sa më shumë po afrohen zgjedhjet aq më shumë po na shtohen partitë politike. Partitë politike shqiptare, si kukullat “Matrushka” ruse shkojnë drejt zvogëlimit e coptimit tëcilët e ndjekin vazhdën e historisë sonë, duke luftuar njëri tjetrin fatalisht në momentin kur “peri është më i hollë”!

Duket se, Kali Opozitar i Trojës LSDM, përçan opozitën shqiptare. Në momentet kur vërehej përforcimi i partive opozitare dhe në sipërfaqe dukej një shpresë për bashkimin e partive opozitare, nga ana tjetër doli ajo që më pak pritej.

Partia RDK po përballet me përçarrjen që në fakt e rrezikon edhe funksionimin e saj, bile deri në shpërbërrje. Me sa duket bashkimi dhe përforcimi i subjekteve politike shqiptare u pengon më shumë subjekteve politike sllavomaqedone si gjithnjë. Kjo duket qartë edhe nga shqetësimi që ngritet brenda votuesve shqiptar.

Kujt dhe pse i konvenon koalicionimi me Besë-n dhe jo me LR–PDSH? Sipas informatave të konfirmuara, pas iniciativës qëndrojnë eksponentë nga Këshilli Opozitar, me porosi të LSDM-së.

Sepse, RDK ka bërë të qartë që sdo të ketë koalicionime me Besë-n dhe kurrë nuk do i bashkohet Këshillit Opozitar të prirur nga disa figura të infiltruar, me arsyetimin se këto dy “subjekte” kanë agjenda të dyshimta dhe nuk kanë interes çështjen shqiptare në Maqedoni.

Me sa duket shqiptarëve do tu përsëritet historia e dhimbshme e përçarrjes së votës për interese të ngushta individuale dhe për interese të subjekteve politike sllavomaqedonase, kur për këtë gjendje ka më pak nevojë ky nënqiell që është duke humbur edhe adutin e fundit “Shpresën”!

Avancimi dhe imponimi i mostolerancës brenda opozitar çon në kaos dhe shkatërrim definitiv. Afrimi me mendjemadhësi kauzës Kombëtare është dështim i plotë. Shembullin e tillë nuk duhet ta ndjekin edhe populli. Vetëm bashkimi sjellë integrim vëllezëror që çon drejt lirisë dhe barazisë në shtet!

Shekulli Agency