Punëtorët e firmës “Kasseli” rrahin qytetarët, policia bën sehir (Video)

333.54644jpg(SHQIPËRI) – Aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme tek Parku i Liqenit.

Ata janë dhunuar nga punëtorët e firmës “Kasseli” sh.p.k, e cila ka të drejtën e betonizimit të liqenit. Eljan Tanini dhe protestues të tjerë janë kërcënuar dhe  rrahur nga punëtorët e firmës.

Aktivistët e shoqërisë civile kanë kërkuar ndihmën e policisë. Por me të mbërritur në vendngjarje, punëtorët e “Kassel” ushtruan përsëri dhunë ndaj aktivistëve edhe pse policia ishte aty. Kjo e fundit nuk ka reaguar fare.

Shoqëria civile është e vendosur për të mbrojtur me cdo kusht Parkun e Liqenit. Ata kanë qendruar gjatë gjithë natës në zonën ku do të kryhet betonizimi.

Shekulli Agency