Përurohet godina e Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” e ndërtuar nga TIKA

Në këtë ceremoni Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka përshëndetur pjesëmarrësit me një lidhje direkte nga Ankaraja

shkoder-5444Është zhvilluar sot një ceremoni për inaugurimin e godinës së Shkollës së Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” në Shkodër, e ndërtuar nga Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA), raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë ceremoni merrnin pjesë ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar, koordinatori i TIKA-s në Shqipëri, Prof. Dr. Birol Çetin, zëvendëskryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Shpëtim Idrizi, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, zyrtarë të Fondacionit ‘’Hüdayi’’ në Turqi si dhe zyrtarë të tjerë të lartë diplomatik të Turqisë akredituar në Tiranë.

Në këtë ceremoni Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka përshëndetur pjesëmarrësit me një lidhje direkte nga Ankaraja.

Në fjalën e mbajtur gjatë kësaj lidhjeje Presidenti Erdoğan përcolli urimet e tij për ceremoninë e hapjes së Shkollës së Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” dhe më tej vuri në dukje rëndësinë e TIKA-s për ardhjen në ndihma popujve në nevojë në shumë fusha jetike, ku në majën e tyre qëndron arsimi dhe shëndetësia.

Duke nënvizuar projektet e realizuar nga TIKA Presidenti Erdoğan në vazhdim tha: “TIKA me zyra në 50 vende të ndryshme të botës ka realizuar mbi 10 mijë projekte në 140 vende të botës. Nëse sot flasim për një Turqi të njohur kjo është në saj të punës së palodhur të TIKA-s. Puna e TIKA-s sot ka fituar një famë globale. Normalisht ne jemi një komb që nuk mbajmë llogarinë e ndihmave të realizuara sepse ne nuk synojmë ndonjë gjë nga këto ndihma përpos pëlqimit dhe dashurisë së Allahut’’.

Erdoğan në vijim shtoi se TIKA vetëm gjatë vitit 2014 brenda dhe jashtë Turqisë ka realizuar projekte me një vlerë mbi 6.5 miliardë dollarë. Ndërkohë ai theksoi se mbi 2.5 miliardë të këtij fondi është harxhuar për ndihmat e dhëna nga Turqia mbi rimëkëmbjen e vendeve të tjera përmes TIKA-s.

Presidenti turk në fund të fjalimit të tij përshëndeti pjesëmarrësit në ceremoninë e Shkodrës dhe i’u uroi nxënësve të kësaj shkollë suksese.

Gjatë lidhjes direkte në një fjalim të mbajtur zëvëndëskryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Idrizi falënderoi institucionet turke në Shqipëri për ndihmën e dhënë ndaj popullit shqiptarë dhe Shqipërisë.

Në vijim të fjalës së tij Idrizi duke falenderuar veçanërisht edhe Presidentin e Turqisë Erdoğan nuk la pa përmendur edhe sulmet terroriste në Ankara ku i cilësoi ato si të turpshme dhe të shëmtuara.

“Dënoj sulmet e ndodhura në Ankara. Sulmet terroriste nuk kanë as fe, as racë dhe as krahinë. Ne jemi përkrah me Turqinë në luftën kundër terrorizmit. Falenderoj Turqinë për këtë investim dhe i’u them nxënësve të kësaj medreseje urime dhe ta gëzoni shkollën’”.

Ndërsa koordiantori i TIKA-s në Shqipëri, Çetin në një deklaratë për AA duke nënvizuar rëndësinë që ka Shkodra për TIKA-n në vijim duke iu referuar një thënie të Hasan Riza Pashës shtoi: “Shkodra mund të jete kaderi ose varri, por jo turpërimi jonë”. Çetin në vijim të fjalës së tij tha se e kujton me nder këtë personalitet.

Duke dhënë detaje mbi projektin e shkollës Çetin thotë se TIKA e ka filluar këtë projekt në vitin 2014 dhe brenda një viti e kanë mbaruar ndërtimin e saj.

“Momentalisht me të gjitha kushtet është e gatshme. Sot po zhvillojmë edhe ceremoninë e hapjes. Në shkollë ndodhen 11 klasa, 4 laboratorë, një sallë sportive dhe një kantinë për ushqim. 25 mësues shërbejnë këtu për të mësuar rreth 300 nxënës të shkollës fillore. Edhe pse sapo është hapur shkolla është mbushur. Ka një interesim shumë të madh nga popullsia e këtij qyteti dhe është një shkollë e suksesshme. Shoqata ‘Istanbul’ që prej vitit 1999 vazhdon me projektet e saj në arsim në Shkodër. Vetëm në shkollën e mesme ajo është duke arsimuar rreth njëmijë nxënës. Duke i shtuar edhe këtë godinë numri i nxënësve të kësaj shoqate do të shkojë në 1.300. Ky nuk është projekti i parë i jonë në Shkodër. TIKA në këtë qytet ka kryer edhe projektet të tjera në fusha të ndryshme si shëndetësi, arsim dhe ndihma ndaj rimëkëmbjes së bujqësisë. Këtu mund të veçojmë një çerdhe, kardiologjinë e spitalit të Shkodrës, një xhami si dhe projektin e fidanëve të arrave ku ndihmuam fermerët e zonës në zhvillimin e kësaj kulture”- u sbpreh Çetin

Çetin në përfundim të fjalës së tij tha se TIKA dëshiron që t’iu vijë në ndihmë qytetarëve të Shkodrës edhe gjatë vitit 2016. “Synojmë të fillojmë edhe ndërtimin e xhamisë historike të ‘Plumbit’ e cila është e vetmja që ka mbetur nga periudha e Perandorisë Osmane në këtë qytet- u shpreh ai.

Fondacioni “Hüdayi” është i pranishëm prej vitesh në Shqipëri përmes shoqatës “Istanbul”, shoqatë kjo që prej vitesh krahas ndihmave humanitare ndaj popullit shqiptarë dhe veçanërisht atij shkodran ka dhënë një kontribut të çmuar kryesisht në fushën e arsimit.

Fondacioni ‘’Hüdayi’’ përmes shoqatës “İstanbul” nga viti 1999 financon medresenë më të madhe në Shqipëri, “Haxhi Sheh Shamia Shkodër” e cila ka mbi njëmijë nxënës.

Krahas arsimit shkollor dhe atij të parashkollori shoqata “Istanbul” organizon edhe projekte të ndryshme kulturore të cilat synojnë promovimin e kulturës shqiptare dhe asaj turke.

Shoqata “Istanbul” i vjen në ndihmë popullit shkodran por jo vetëm, rreth 5 mijë familjeve me ndihma ushqimore si dhe mish me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Shekulli Agency