Një grabitje me armë ka ndodhur më datë 9 nëntor 2015, në rrugën “Tre Dëshmorët” në Tiranë. Shtetasi H. H, ka bërë kallëzim penal se një person i ka kërkuar shërbimin taksi dhe para se të zbriste nga automjeti, nën kërcënimin e armës ka tentuar t’i vjedhë me dhunë lekët e xhiros ditore.
Më pas agresori është larguar në drejtim të paditur.
Policia e Tiranës kërkon ndihmën e qytetarëce për identifikimin e shtetasit me armë, që shfaqet në videon e siguruar nga grupi hetimor.
Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 200 mijë lekë (të reja) për çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.
Çdokush që ka informacion mund të telefonojë në nr. 06941 05735
Policia e Tiranës garanton ruajtjen e anonimatit dhe ndjekje të shpejtë të çështjes, deri në zbardhjen e plotë të saj dhe vënien para përgjegjësisë së autorit.