80 persona në shënjestër të Janevës, ja për çfarë dyshohen

janeva111(MAQEDONI) – Janeva ka ngritur procedura hetimore për 80 persona, edhe atë për shkelje të së drejtës së votës, keqpërdorimin e pozitës dhe autorizimeve, shkelje të së drejtës për vendosje vetanake në votime, shkelje e të drejtës për fshehtësi në votim, keqpërdorim i parave për financimin e fushatës zgjedhore, keqpërdorimin e të dhënave personale, detyrim, padi ka ndaj 6 personave për përgjim të paligjshëm, një person akuzohet për spiunim, dhunë ndaj bartësve të funksioneve të larta shtetërore, shkelje e barazisë qytetare, manipulime zgjedhore, shkatërrimin e materialeve zgjedhore, bashkim kriminel.

Shkelje të së drejtës së votës-10 persona

Keqpërdorimin e pozitës dhe autorizimeve-37

Shkelje të së drejtës për shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve -12

Shkelje e të drejtës për fshehtësi në votim-1

Keqpërdorim i parave për financimin e fushatës zgjedhore-3

Keqpërdorimin e të dhënave personale-1

Detyrim-2

Përgjim të paligjshëm-6

Spiunim-1

Dhunë ndaj bartësve të funksioneve të larta shtetërore-1

Shkelje e barazisë qytetare-2

Manipulime zgjedhore-3

Shkatërrimin e materialeve zgjedhore -1

Bashkim kriminel-10

 

Ferikan Iljazi /SHENJA/

Shekulli Agency