Erdogan: Asnjë nuk mund t’ia presë rrugën Turqisë

“Asnjë nuk do të mund t’ia presë rrugën Turqisë. Jam i bindur se do t’ia dalim edhe me terrorin”, theksoi Erdoan të hënën në një fjalim mbajtur me rastin e Ditës së Mjekëve.

erdogan-111-5466Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se ata (brenda dhe jashtë) që mendojnë se do ta detyrojë Turqinë të paguajë, në fakt faturën e vërtetë do ta paguajnë vetë.

“Asnjë nuk do të mund t’ia presë rrugën Turqisë. Jam i bindur se do t’ia dalim edhe me terrorin”, theksoi Erdoan.

Në fjalën që mbajti në aktivitet organizuar me rastin e 14 Marsit, Festës së Mjekëve, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan i bëri një vlerësim edhe sulmit të pabesë terrorist që ndodhi të dielën në kryeqytetin e vendit, Ankara.

“Lagjja Kizilay e Ankarasë nuk është një vend i çfarëdoshëm, është një qendër simbolike”, u shpreh Erdoan, duke shtuar se sulmet kanë qëllime specifike.

“Akti në Kizilay nuk është një sulm i kryer ndaj këtij apo atij grupi të caktuar të shoqërisë, por duke qenë se ka marrë në shënjestër drejtpërdrejt të gjithë shoqërinë, pra duke qene se ishte një sulm kundër shoqërisë në tërësi përbën një ngjarje që në fakt tregon edhe fytyrën e vërtetë të organizatës terroriste”, cilësoi kreu i shtetit turk.

Presidenti Erdoan tha se nuk ekziston ndonjë organizatë terroriste që ti ketë hapur luftë një populli të tërë dhe të ketë dalë fitimtare në këtë luftë. “Asnjë nuk do t’ia presë dot rrugën Turqisë”, – theksoi Erdoan.

/TRT/

Shekulli Agency