Ministri i Jashtëm turk Çavusoglu: Për ne PYD dhe PKK janë të njëjtë

Çavusoglu duke iu referuar bashkëpunimit mes Turqisë dhe Britanisë në luftën kundër terrorizmit, tha se po punojnë së bashku për të mposhtur DAESH-in në Siri dhe Irak

Mevlut-ÇavusogluMinistri i Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlut Çavusoglu tha se mendon ndryshe nga homologu i tij britanik Philip Hammond në lidhje me PYD-në. “Për ne PYD-ja dhe PKK-ja janë të njëjta. Nuk duhet të jetë partner i besueshëm një organizatë terroriste për ta mposhtur një organizatë tjetër terroriste”, ka deklaruar Çavusoglu.

Ai mori pjesë në forumin e pestë Turko-Anglez “Gjuha e ëmbël”, në qytetin Bath në jugperëndim të Anglisë.

Në forum morën pjesë zyrtarë të lartë, si ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Hammond, Sekretari i Përgjithshëm dhe Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë Ibrahim Kalin, Ambasadori i Turqisë në Londër Abdurrahman Bilgiç dhe ambasadori britanik në Ankara Richard Moore dhe shumë të tjerë.

Në hapjen e forumit i cili u mbajt në universitetin Bath, ministri Çavusoglu dhe Hammond mbajtën fjalime.

“Nuk kemi nevojë për një organizatë terroriste për të mposhur DAESH-in”

Shekulli Agency