Meta takon një delegacion nga Kuvendi i Madh i Turqisë

“Ndodhemi këtu për të thelluar marrëdhëniet mes popullit turk dhe atij shqiptarë, si dhe mes dy parlamenteve. Vëllazëria ka nevojë për vizita reciproke dhe të shpeshta”

meta-gundugluNjë delegacion i Kuvendit të Madh të Turqisë i kryesuar nga koordinatori Administrativ i këtij institucioni, Ahmet Gündoğdu ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit, Meta dhe Gündoğdu kanë dhënë një deklaratë të përbashkët për mediat. Gündoğdu në fjalën e tij tha se ndodhet në Tiranë bashkë me tre deputetë të këtij Parlamenti, përkatësisht nga Stambolli, Konya dhe qyteti i Urfa-s.

“Ndodhemi këtu për të thelluar marrëdhëniet mes popullit turk dhe atij shqiptarë, si dhe mes dy parlamenteve. Vëllazëria ka nevojë për vizita reciproke dhe të shpeshta. Kemi dëshirë që kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë ta ftojmë për një vizitë në Ankara. Dëshirojmë që marrëdhëniet tona kulturore, sociale, politike dhe ekonomike të thellohen më tej. Por ajo që është më e rëndësishme është se duam të thellojmë vëllazërinë tonë. Turqia nuk dëshiron dhe nuk lejon që popullit shqiptarë dhe parlamentit shqiptarë ti ndodhë një gjë e keqe, por dëshiron që të njëjtën gjë të ndjejë dhe të dëshirojë edhe populli turk si dhe parlamenti i Shqipërisë”.

Nga ana tjetër kryetari i Parlamentit të Shqipërisë ,Meta në fjalën e tij falënderoi delegacionin për vizitën si dhe vuri në dukje se marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mes dy parlamenteve janë shumë të mira.

Meta në fjalën e tij tha gjithashtu se ka pranuar me kënaqësi ftesën për të vizituar Ankaranë.

“Marrëdhëniet tona dihen që janë mjaft solide dhe tradicionale. Folëm për bashkëpunimin në fushën e arsimit si dhe për një kujdes më të madh për edukimin e gjeneratave më të reja. Por kemi folur edhe për krizën në Siri si dhe atë të refugjatëve” u shpreh Meta. Ai ka shtuar se: “Dua të falënderoj edhe njëherë për përpjekjet gjigande të Turqisë që po realizon për të ndihmuar miliona sirianë të cilët po përpiqen të shpëtojnë nga lufta’’.

Delegacioni i ardhur nga Turqia dhe Meta kanë shkëmbyer edhe dhurata mes tyre.​

Shekulli Agency