Gjobitet aktivistja daneze pasi në shtëpinë e saj strehoi një familje siriane

Andersen dhe burri i saj Michael Lindholm transportuan familjen 6-anëtarëshe siriane në stacionin hekurudhor për të vazhduar udhëtimin për në Suedi

gjykata-56444Gjykata në Danimarkë shpalli fajtore aktivisten e njohur për të drejtat e fëmijëve Lisbeth Zornige Andersen, duke e ngarkuar ate për trafikim të refugjatëve dhe migrantëve, raporton (AA).

Kjo daneze, përndryshe ish presidente e Këshillit Kombëtar të Danimarkës për Fëmijët, dhe burri i saj janë gjobitur me 22 mijë e 500 kruna daneze, ose 3.300 euro, për shkak se gjatë krizës së refugjatëve në shtator 2015, familjen siriane e kanë marrë në shtëpinë e tyre, e kanë ushqyer dhe më pas e kanë transportuar deri tek stacioni hekurudhor që përmes trenit të mbërrijnë në Suedi.

Megjithatë, sipas ligjit danez, ndalohet transporti i njerëzve të cilët nuk kanë leje qëndrimi.

Shekulli Agency