Rëndësia e larjes së duarve

Higjiena  e rregullt dhe e drejtë e duarve është mënyra më e mire e pengimit të rritjes së numrit të sëmundjeve infektive të cilat, në radhë të parë, transmetohen me duar të papastra.

shendeti-222-746332222678Mikrobet janë kudo, ato mund të barten lehtë nga një pikë në një tjetër duke përdorur ujin, objekte, gjallesat dhe grimcat e pluhurit etj. Gjatë ditës, duart tona janë në kontakt me shumë objekte mbi të cilat janë të fshehura miliona mikroorganizma të cilat mund të shkaktojnë sëmundje.

Sipas ekspertëve, është e mjaftueshme larja e duarve tuaja çdo herë që dilni nga një tualet apo prekni ushqime, apo kur keni prekur plagët, nderrimit te bregëve, pastrimit të hundëve, kollitjes ose teshtitjes, trajtimit të mbeturinave, pas qëndrimit në ambient me shumë njerëz, si në sallat e pritjes, aeroporte apo autobus, trena dhe kështu me radhë.

Është mjaft e rëndësishme që gjithkush ta kthejë në zakon larjen e duarve, në dukje një veprim shumë i thjeshtë, por që mund të ndodh të mos i kushtohet vëmendja e duhur. Shumë shpërthime sëmundjesh me origjinë nga ushqimet shkaktohen nga duart e palara. Prania e baktereve, viruseve që ndodhen në duart tona mund të shkaktojë grip, sëmundje pulmonare, hepatitin e formës A dhe shumë forma të diarreve.

 

Fakte

– Më shumë se 5.000 fëmijë vdesin në ditë, ose 1.7 milion fëmijë vdesin çdo vit nga çrregullimet diarreike nën moshën 5 vjeç.
– Diarrea është shkaku i dytë i vdekjes së fëmijëve nën 1 vjeç.
– Larja e duarve sidomos në pikat kritike, si përpara ngrënies apo përgatitjes së ushqimit dhe mbas përdorimit të banjës, mund të reduktoj ë deri n ë 50% diarretë tek fëmijët nën 5 vjeç.
– Larja e duarve me sapun mund të reduktojë incidencën apo rastet e reja me infeksion akut respirator rreth 23 %.
– Pneumonia, si pjesë e infeksioneve akute respiratore, është shkaku numër një i vdekjeve tek fëmijët nën 5 vjeç dhe çdo vit prej saj preken 1.8 milion fëmijë.
– Diarrea dhe pneumonia së bashku llogarisin çdo vit të paktën 3.5 milion vdekje të fëmijëve.
– Larja e duarve nga vëzhgime që janë bërë në mbarë botën është në shifra të ulta në 34 %, sido mos ne pikat kritike ose të nevojshme.
– Larja e duarve është mënyra e vetme, më e thjeshtë, më e mirë, më e dobishme, më efektive dhe më ekonomike për parandalimin e përhapjes së baktereve dhe viruseve që mund të shkaktojnë sëmundje dhe vdekje që vijnë prej duarve të palara. Këto sëmundje janë përgjegjëse për rreth 3.5 milion të vdekjeve foshnjore çdo vit.
– Çdo ditë, më shumë se 5 mijë fëmijë nën 5 vjeç vdesin për shkak të nivelit të ulët të higjienës në vendet ku banojnë.

 

Këshillat

Si ti mësojmë fëmijet që të lajnë duart? Për rreth 41 për qind të nënave, sekreti qëndron te lidhja mes larjes së tyre dhe një loje. Ndërsa 36 për qind e tyre, sidomos ata që kanë fëmijë më të mëdhenj, zgjedhin shpjegime mbi rëndësinë e një pastërtie korrekte. Larja e duarve me ujë e sapun është mënyra më e lehtë, por edhe më e rëndësishme për të parandaluar përhapjen e gripit. Shpesh, gjatë rrjedhës dinamike të ditës, kjo strategji e thjeshtë harrohet.  Atëherë cila është mënyra më e mirë për t’u kujtuar njerëzve që të lajnë duart. Disa studime kanë zbuluar se lajmërimet në banjë që i bëjnë njerëzit të lajnë duart janë më të dobishmet. Poashtu edhe mësuesit nëpër shkolla kanë një rol kyq në mësimin e nxënësve për rëndësine dhe mënyrën efektive të larjes së duarve.

Shekulli Agency