TURQIA NJË FAKTOR I DOMOSDOSHËM RAJONAL DHE BOTËROR!

savash-35825533333Shkruan: Savash VELIU

Tanimë është bërë e qartë se kemi të bëjmë me një komplot të madh kundër Turqisë me qëllim për ta shkatërruar eksperiencën e saj të suksesshme si shtet, e cila ushqehet me atë çka vet e mbjell, madje i eksporton botës të mirat e saj, i vesh të tjerët dhe në krye të tyre europianët, prodhon armatimin e saj për ta mbrojtur veten e saj dhe regjionin. Ata dëshirojnë Turqinë ta fusin në një luftë ku do ta rrënonin suksessin e saj, do ta shkatërronin ekonominë e saj dhe do ta cenonin integritetin dhe sovranitetin e tokës së saj. Pjesëmarrësit në këtë komplot janë Israeli, amerikanët, europianët, rusët, iranianët dhe shërbëtorët nga të gjitha komunitetet dhe minoritetet kurde në Siri dhe Iran si dhe shteti i thellë (nëntoka) në Turqi.

A do ta mbështesin Turqinë arabët dhe muslimanët derisa të shpëtojë regjioni, për shkak se beteja, e cila po zhvillohet është betejë për fatin e Popujve të këtij rajoni apo ata po presin rolin e tyre? Po Bota Islame (me vetë përjashtim të Iranit) vendosmërisht u reshtua përkrah Turqisë në një aleancë të bashkuar Sunnite duke shpallur militantët e Hezbollahut unanimisht si organizatë terroriste, ky është një hapë i madh që do të ndryshoj ballancat në rajon!

Turqia po e sfidon BE-në në Ballkan. Ajo ka krijuar një dominim të vazhdueshëm në Ballkan nëpërmjet investimeve strategjike. Pos kësaj, Erdogani është duke investuar në forcimin e një “shteti të moderuar islamik” në Ballkan dhe në Evropë. Këtë e tregon më së miri tendenca për formimin dhe financimin e disa partive proturke në Maqedoni, Bosnjë, Kosovë, Sanxhak, Kosovë Lindore etj. Është e dukshme dhe e mbështetur në shumë dëshmi përcjellëse, se Rusia sot si kontraefekt radikalizon vendet e Ballkanit duke i tronditur nga ekstremizmi nacionalist sllav, i cili secilën ditë po bëhet më legal dhe më i frikshëm, bazën financiare dhe mbështetjen e ka nga Putini dhe elita e shërbimeve inteligjente Ruso-serbe, në shërbim të Putinit. Jorastësisht Moska e ka mbështetur dhe financuar organizatën e Hizbullahut, ISIS, PKK-PYD-YPG dhe jo pak herë i ka strehuar drejtuesit e strukturave operative të këtyre organizatave terroriste.

Kryetari i Turqisë, Erdogan, po e çon Turqinë drejt stabilitetit të brendshëm me aplikimin e politikave liberale në vend, politika këto që e kanë rinuar dhe përparuar pothuajse krejtësisht demokracinë në Turqi, e ndërtuar me shumë mund e vështirësi nga ndikimet e politikave të jashtme, sidomos ato të Rusisë dhe grushtshtetet e vazhdueshme shtetërore, po ashtu të influencuara nga jashtë.

Leksionet nga ana e Erdoganit drejt Rusisë po e çojnë botën drejt balancave të mëdha. Mbështetja nga Rusia ndaj Iranit, është një kërcënim dhe provokim direkt i luftërave të reja me karakter botëror. Investimet e Rusisë në përhapjen e trazirave në disa shtete të Lindjes dhe në përgatitjen e puçeve ushtarake me qëllime të caktuara, është një testim i qartë i këtij shteti për ta rritur ndikimin e tij në vendet e Lindjes. Sidoqoftë, ky është një risk i madh që Rusia e Putinit po e merr mbi vete.

Për t’i shkatërruar ″tradhëtarët vendor″, Erdogani burgosi gazetarë, biznesmenë, gjyqtarë, prokurorë, oficerë të lartë, mbylli shkolla e televizione, gazeta e mediume të informimit paralel. Kulmi i qeverisë së Erdoganit, e udhëhequr nga pasuesi i tij Ahmet Davutoglu, pas marrjes së postit të Presidentit të shtetit, e cila ka kohë që është shndërruar në një aparat të neutralizimit të kundërshtarëve paralel ndodhi me arrestimin e personave të gazetës më të madhe turke ″Zaman″, për udhëheqjen e politikave disfatiste, që kanë shkuar e po shkojnë në dëm të Turqisë.

Të gjitha arrestimet e kësaj shtrese janë bërë legalisht, ashtu siç di të bëjë Hakan Fidani, i cili me veprimet e kohëve të fundit ua ka futurë në palc frikën armiqëve të  vendit dhe atyre jashtë, i drejtuar kundër të ashtuquajturave ″struktura paralele″.

Përplasja e Qeverisë Turke dhe Erdoganit me një strukturë të organizuar, si ″struktura paralele″, ka bërë që Turqia të shkojë drejt progresit. Për ta mbajtur popullin në dritë informativ Erdogani urdhëroi mbylljen dhe kontrollin e rrjeteve YouTube dhe Twiter. Urdhëroi organet e rendit të sillen butësisht ndaj protestuesve që prodhonin kaosin dhe dhunimin e demokracisë në vend.

Siç dihet, Turqia është anëtare e NATO-s dhe, për një kohë të gjatë ishte shtyllë e rregullit amerikan në Lindjen e Mesme, ose së paku, nga ajo që ka mbetur. Erdogani në dy vitet e fundit është larguar dukshëm nga standardet e dyfishta perëndimore të hapjes dhe moderimit të vendit të tij.

Investitorët e huaj filluan të shtohen. Dihet se bumi i viteve të kaluara në një pjesë të madhe të Turqisë u atribuohej investitorëve nga jashtë, dhe nëse këta drejtohen nga Turqia, mund të ketë ritje shumë të larta.

Siç është thënë nga ekspertë të jashtëm dhe vendorë, çelësi i progresit të Turqisë janë reformat në arsim ngase Turqia ka arritur të prodhon automjete e teknologji të lartë vet. Kjo për shkak të reformave në sistemin arsimor, të cilat e çojnë vendin përpara në kërkim dhe zhvillim. Rreth reformave në arsim është përkujdesur dhe është duke ecur me hapa gjigantë, e cila e ka përgatitur një brez të tërë njerëzish të zotët në të gjitha fushat, të cilët dinë dhe munden ta çojnë Turqinë drejt progresit dhe përparimit me hapa gjigantë. Për veprimet e Erdoganit jashtëzakonisht të matura dhe të kontrollit, Europa dhe bota e qytetëruar e ka sugjeruar që ta vazhdojë dhe përparojë prej një lideri dhe drejtuesi të një shteti të fuqishëm, siç është Turqia.

Mbështetja e demokracisë dhe hartimi i planeve për ta përhapur atë, ka bërë që Erdogani dhe shteti të cilin e drejton, të afrohen nga aspiratat për anëtarësim të shpejtë në Bashkimin Europian. Erdogani përmendet brenda dhe jashtë vendit vetëm në titujt pozitivë. Në Europë Erdogani paraqet respekt dhe stabilitet. E njëjta gjë është edhe në Turqi. Një vend i NATO-s i cili është edhe një nga anëtarët e parë të Këshillit të Europës dhe një anëtar themelues i OECD-së, po shkon drejt rrugës të një shteti neopluralist që po e çon vendin drejt një shteti demokratik. Kjo situatë e çon Turqinë drejt progresit dhe zhvillimit gradual pas një ngritje të fuqishme që kishte Turqia në dhjetë vitet e fundit e që për këtë ngritje kaq të madhe merita të veçanta kishte Turgut Ozali.

Turqia mundet dhe duhet të bëhet superfuqi ekonomike, duke zënë vend të merituar në arenën ndërkombëtare e botërore, vetëm me Erdoganin, sepse Turqia ka ecur para në kohë.

Aleancat Rusi-Serbi-Greqi janë duke punuar me intensitet të shtuar kundër treshes Shqipëri-Turqi-SHBA. Të gjitha strukturat politike pozitë-opozitë që e duan Turqinë duhet të zgjedhin rrugë të reja të demokracisë dhe përparimit. Këta shtete Ballkanike duhet të distancohen nga e keqja dhe fjalori kërcënues ndaj Turqisë, sepse Erdogani, i ka të arriturat e demokracisë që mbretëron në Turqi. E gjithë bota e civilizuar thërret të mos e lënë Turqinë në duart e Opozitarëve, ato e shkatërrojnë demokracinë, pluralizmin, sigurinë, e dhunojnë drejtësinë dhe duan të fusin Turqinë në një rrugë pa perspektiv dhe kaos.
Shekulli Agency