Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, në kuadër të Samitit BE – Turqi i cili pritet të zhvillohet sot në Bruksel është takuar në orët e vona të së dielës me kancelaren gjermane, Angela Merkel si dhe kryeministrin e Holandës dhe njëkohësisht kyesuesin e radhës të BE-së, Mark Rutte.
Takimet bilaterale dhe trilaterale mes liderve janë zhvilluar në përfaqësinë e përhershme të Turqisë në Bashkimin Europian. Pas takimeve bilaterale dhe atij triateral liderët kanë marrë pjesë edhe në takimin mes delegacioneve.
Në takime janë diskutuar tema si çështja e refugjatëve dhe klandestinëve, gjendja në Siri, intergrimi i plotë i Turqisë në BE dhe tema të tjera rajonale