Ushtria Turke ka ndërmarrë sulme mbi pozitat e organizatës terroriste DAESH në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Burime nga Forcat e Armatosura të Turqisë kanë konfirmuar sulmin, për të shtuar se në shënjestër kanë qenë komanda e DAESH-it, automjetet me raketahedhës dhe armatimi i rëndë.
Ushtria turke thotë se ka realizuar 40 gjuajtje me artileri mbi pozitat e DAESH-it në veri të Halepit.