Kosovë, në gjashtë qytete sulmohen zyrat e LDK-së

Persona të panjohur mbrëmë kanë thyer xhamat e dy zyrave në Prishtinë, zyrës në Gjilan, Istok, Pejë dhe Gjakovë, ndërkohë që mëngjesin e sotëm janë thyer xhamat edhe në Mitrovicë.

zyrat-ldk-4633Policia e Kosovës ka njoftuar se në qytete të ndryshme të vendit janë dëmtuar zyrat e Lidhjes Demokratikë të Kosovës (LDK), partisë së kryeministrit, Isa Mustafa.

Persona të panjohur mbrëmë kanë thyer xhamat e dy zyrave në Prishtinë, zyrës në Gjilan, Istok, Pejë dhe Gjakovë, ndërkohë që mëngjesin e sotëm janë thyer xhamat edhe në Mitrovicë.

Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë masat e nevojshme për zbardhje sa më të shpejtë të rasteve dhe gjetjes së autorëve.

LDK mbrëmë dënoi sulmet dhe vlerëson se aktet e tilla të dhunës janë vepër e njerëzve të cilët “tentojnë të fusin vendin në kaos dhe anarki duke sulmuar me koktej molotovi institucionet publike, pronën private duke i vënë zjarrin automjeteve të anëtarëve të familjeve të zyrtarëve, dhe së fundmi duke sulmuar zyrat e partisë”.

“LDK u ka bërë thirrje eksponentëve të partive opozitare të cilat disa ditë radhazi ofendojnë dhe linçojnë zyrtarët dhe deputetët e të braktisin një diskurs të tillë i cili nxit veprat e tilla kriminale” thuhet në reagimin e partisë.

LDK gjithashtu apelon tek organet kompetente të zbardhin rastet e sulmeve mbi zyrat e saj.

Shekulli Agency