Rritet Italia që braktis kishat: një në pesë persona nuk e praktikon më besimin

345566-besiNë sheshe, mes sindikatave civile, apeleve për festime tradicionale të Krishtlindjeve dhe fesë islame, besimi është prej kohësh në qendër të debatit politik dhe social në Itali. Por kjo nuk do të thotë patjetër se ekspozimi mediatik  të transformohet në një interes të rigjallëruar të italianëve për besimin. Përkundrazi, duke parë shifrat e ftohta, duket qartë se tendenca është e kundërt.

Instituti italian i Statistikave së fundmi ka fotografuar qasjen e italianëve me praktikat fetare dhe panorama që ka nxjerrë si përfundim është ai i një vendi që udhëton shpejt drejt sekularizimit. Jo edhe aq shpejt sa vendet e tjera europiane, kjo është e vërtetë, por në një masë të tillë që të shfaqet hapur një largim i dukshëm nga feja. Kishat janë bosh, thuhet gjithnjë e tashmë e vërtetojnë edhe statistikat.

Në vitin 2006, një në tre persona (saktësisht 33,4 për qind) deklaronin se frekuentonin vendet e besimit të paktën një herë në javë. Përqindja, sot ka zbritur në 29 për qind. Dhe rënia ka qenë e qëndrueshme përgjatë gjithë ktyre viteve. Në të kundërt, personat që deklaronin se nuk frekuentonin kurrë vendet e kultit kanë kaluar 17,2 për qind në 21.4 për qind. Praktikisht, më shumë se një në pesë persona.

Shifrat të marra në përgjithësi,  tregojnë një tendencë të përgjithshme. Por nëse shihen më në detaje, sipas analistëve, vihen re gjëra interesante. Në radhë të parë shifrat janë pak të parregullta. Në statistikë merren parasysh ato që bëhen dhe ato që do dëshironin njerëzit të bënin. Pastaj edhe prania e fëmijëve në nxjerrjen e të dhënave. Fëmijët mes 6 dhe 13 vjeç me 51,9 për qind që përbënin në nxjerrjen e të dhënave në vitin 2015, e ngrenë një përqindje që përndryshe do të ishte shumë më e ulët.

Rënia e frekuentimi të vendeve të kultit ka goditur çdo fashë moshe. Mosha në të cilën “humbet” besimi  mbetet mes 20 dhe 24 vjeç. Grafiku, më pas, tenton të ngrihet lehtë deri në atë që mund të quhet zona e “bastit të Paskalit”. Por krahasuar me shifrat e vitit 2006 duket se mosha më e deziluzionuar është ajo me 55 dhe 59 vjeç që në dhjetëvjeçarin e fundit ka humbur 30 për qind të frekuentuesve të vendeve të kultit. Kjo fashë moshe mund të zgjerohet deri në atë të 60-64 vjeçarëve ku rënia është 25 për qind. Sociologu Franco Garelli, një nga ekspertët më të mirë në këtë fushë shpjegon: “Ky fenomen mund të jetë i orientuar nga dy dinamika: nga njëra anë kjo fashë moshore është ajo kur shumë njerëz ndërtojnë një jetë të dytë alternative. Fëmijët janë të mëdhenj, karriera është në përfundim, impenjimet e reja i largojnë nga praktikat fetare. Nga ana tjetër mund të jetë një tregues krize: persona të dalë nga cikli prodhues që përpiqen të rihyjnë.”

Por janë brezat e rinj që ofrojnë të dhënat më interesante. Me gjasa  kur të rriten do të jenë shumë më pak pranë besimit nga sa janë të rriturit e sotëm. Nëse është e vërtetë që fëmijët janë ende frekuentuesit më të shpeshtë të vendeve të kultit, familjet duken gjithnjë e më pak të prirura të respektojnë detyrimet e tyre fetare. Sot një fëmijë mbi 10 vjeç nuk shkon më në kishë si dikur e adoleshentët nga 14 deri në 17 vjeç kanë rënë në 17.6 për qind.

Ata që nuk kanë shkuar kurrë në kishë janë rritur deri në 57 për qind mes fëmijëve dhe 33 për qind mes adoleshentëve. “Është shumë interesante të vësh re sesi 18-19 vjeçarët që mbeten bazamenti i fortë i komunitetit katolik, qëndrojnë fort edhe pse erozioni sado i paktë tyre është mjaft domethënës”, thotë profesor Garelli.

Sa i takon gjeografisë, Italia duket mjaft e ndarë mes veriut dhe jugut. Nëse Siçilia rezulton rajoni më fetar (më shumë se 37 për qind shkojnë të paktën një herë në javë në kishë), Liguria është rajoni më agnostik dhe ateist (më shumë se një person në tre nuk frekuenton kurrë kishën dhe vetëm 18,6 për qind e bëjnë këtë gjë)

Italia, gjithsesi, mbetet ende larg nga përqindja e Suedisë  (90 për qind deklarohet fetare dhe 3 për qind praktikante), por tendenca është ajo e një besimi gjithnjë e më shumë individual që nuk ndjek rite që i sheh si të panevojshme.

Sa i takon profesioneve, mësuesit, shtëpiaket dhe pensionistët mbeten më fetarët. Drejtuesit, sipërmarrësit, profesionistët e lirë, punëtorët dhe studentët më pak. “Kush është i stimuluar apo i përfshirë në detyra koncepturale apo manual impenjative, i dedikohet më pak transhedentes”, shpjegon Garelli.

Përgatiti: Juli Prifti

/tesheshi.com/

Shekulli Agency