Përkujtohet ish-kryeministri Necmettin Erbakan

Ish-kryeministri i ndjerë Necmettin Erbakan, përkujtohet në përvjetorin e 5-të vdekjes.

erbakan-46335Ish-kryeministri i ndjerë Necmettin Erbakan, përkujtohet në përvjetorin e 5-të vdekjes.

Simpatizantët e tij, nën organizimin e Shoqatës Cihannuma, pas namazit të mëngjesit shkuan në varrin e Necmettin Erbakan.

Në këtë program mori pjesë edhe Kryetari i Partisë AK për rrethin e Stambollit, Selim Temurci dhe kryetarët e disa bashkive.

Për të përkujtuar të ndjerin Erbakan, shumë njerëz erdhën edhe nga jashtë qytetit.

Necmettin Erbakan, hyri në jetën politike në vitin 1969. Në vitet 1970 ai zuri vend në qeveri si zv.kryeministër.

Kurse në zgjedhjet e vitit 1995 ai u zgjodh kryeministër.

Necmettin Erbakan, që e kaloi jetën e tij politike me shumë ndalime ligjore, humbi jetën në moshën 85-vjeçare në 27 shkurt 2011.

/TRT/

Shekulli Agency