Ja kur do të filloj ndërtimi i kryqit në Butel

kryq-453377Të shtunën në hyrje të komunës së Butelit, në afërsi të rrethrrotullimit të ri do të filloj vendosja e gurrë themelit për ndërtimin e kryqit. Siç informuam më parë, kryqi do të jetë i gjatë 55 metra dhe gjerësi prej 4 metra, ndërsa do të vendoset në bazament 5 metra i lartë.

Siç informojnë nga komuna  e Butelit në orën 10 do të ketë tubim përpara kishës së re në Butel e më pas do të shkohet deri tek vendi ku do të vendoset kryqi.

Ndryshe televizioni SHENJA, dje realizoi një anketë me qytetarët e komunës së Butelit, të cilët u shprehën të revoltuar për vendosjen e kryqit, duke theksuar se kjo është edhe një lojë në mes partnerëve të koalicionit BDI dhe VMRO-DPMNE, pasi që ditë më parë në komunën e Çairit u vendos një Shqiponjë.

/SHENJA/

Shekulli Agency