Lëvizja BESA: Sa metra kryq në Butel ka kushtuar shqiponja ilegale në Çair?

besaLëvizja Besa ka shprehu indinjatën e tyre në lidhje me vendimin e Këshillit Komuna të Butelit i cili ka marr vendimin për dhënien e lejes për vendosjen e Kryqit në territorin e Komunës së Butelit. Sipas tyre ky vendim prek në marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe ndërfetare të banorëve të kësaj komune, por edhe më gjerë

“Ne jemi thellë të bindur se ky vendim i njëanshëm, i marrë nga autoritetet komunal, nuk kontribuon në ndërtimin e mirëbesimit mes banorëve të kësaj komune, por përkundrazi është nxitje e jotolerancës, ksenofobisë dhe i lëndon ndjenjat e qytetarëve joortodoksë të kësaj komune. Duke qenë të bindur se krishterimi është religjion që mbi të gjitha kërkon përkushtim shpirtëror, jemi të sigurt se nuk ka kryq – sado i gjatë të jetë – që dëshmon për devotshmërinë e koalicionit VMRO-BDI. Prandaj, me këtë rast e kemi një pyetje edhe për BDI-në: Sa metra kryq në Butel ka kushtuar shqiponja ilegale e Ali Ahmetit në Çair?”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA.

Lidhur me këtë nga Lëvizja BESA paralajmërojnë se në rastin kur ajo të do të jetë në pushtet, do të krijojë organe që do të merren me hetimin e të gjithë këtyre veprimeve antishtetërore dhe do të kërkojë mekanizma që do të ndihmojnë në ndërtimin mirëbesimit dhe tolerancës ndërmjet të gjithë qytetarëve në vend.

Shekulli Agency