“Jemi të kënaqur me hapat e ndërmarrë për ndërprerjen e konflikteve në Siri”

Kryediplomati turk gjithashtu ka deklaruar se pak kohë më parë ka patur disa zhvillime pozitive, ku në disa rajone u mundësua dërgimi i ndihmave humanitare, por se ende rrethimet janë duke vazhduar.

mevlut-54777Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka pohuar se i kanë mirëpritur hapat e hedhur në çështjen për ndërprerjen e konflikteve në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas pyetjes të drejtuar nga gazetari i AA-së në lidhje me marrëveshjen për ndërprerjen e konflikteve në Siri, ministri Çavuşoğlu duke rikujtuar se më 3 shkurt u detyruan të ndërpriteshin bisedimet e raundit të parë i cili nisi në Gjenevë mes regjimit dhe opozitës ai është përgjigjur se “shkaku i kësaj ishin sulmet intensive të Rusisë me objektiv opozitën si dhe bllokada e urisë së regjimit e cila mbante të rrethuar afërsisht 500 mijë sirianë duke mos lejuar dërgimin e ndihmave humanitare për këto njerëz”.

Çavuşoğlu ndër të tjera ka vënë në dukje se edhe qëllimi kryesor i takimit të Grupit Ndërkombëtar Mbështetës të Sirisë i cili u mbajt me 11 shkurt në Mynih ishte që të gjendej zgjidhje për këto dy çështje dhe për të hapur rrugën e procesit politik. Ai ka theksuar se në këtë drejtim për të dy fushat në fjalë janë formuar nga një grup pune.

Kryediplomati turk gjithashtu ka deklaruar se pak kohë më parë ka patur disa zhvillime pozitive, ku në disa rajone u mundësua dërgimi i ndihmave humanitare, por se ende rrethimet janë duke vazhduar.

Shekulli Agency