Shtyhet seanca për “Rastin Sopoti”

zenel_klaiqi_Seanca  gjyqësore për rastin e Sopotit u shty sërish. Zenel Klaiqi, familjari i njërit prej të dënuarve për këtë rast kërkon ndarjen e deklaratës së dëshmitarit, Ramadan Bajramit, nga procesverbali.

Ai thotë se dëshmitari Bajrami e ka thënë atë sepse ka qenë nënpresion dhe tani e ka treguar të vërtetën sepse është i lirë.

“Ne e dijmë që janë të pafajshëm, por janë duke na zhagitur për poenat e veta politike. Gjyqi nuk e miratoi vendimin e Prokurorisë Speciale, kur ata nuk e miratuan, e për ne çka pritet, asgjë! Ne shpresojmë për drejtësi, shpresat janë për qeveritarët, partitë dhe pushtetin”, tha Zenel Klaiqi.

Për rastin e shpërthimit të minës në Sopot në vitin 2003, ku mbetën të vrarë dy ushtarë polak të forcave të NATO-s dhe një shoqërues civil, u dënuan 11 banorë të këtij fshati me mbi 150 vjet burg. Pesë prej tyre vuajnë dënimin në burgun e Idrizovës, ndërsa në mungesë janë dënuar edhe 6 banorë të tjerë të Sopotit. Sulejman Sulejmani, Hasan Klaiqi, Samet Lutfiu, Shaban Limani, Shaqir Sulejmani, Bashkim Ukshini, Musa Klaiqi, Zenel Klaiqi, Selman Jahiu, Samet Limani dhe Afrim Ukshini, janë 11 personat e akuzuar për këtë rast.

/SHENJA/

Shekulli Agency