Turqia mbron kufijtë me sisteme elektronike

Ka hyrë në inventarin e Forcave Ajrore Turke sistemi i mbrojtjes ajrore “KORAL”, i projektuar dhe prodhuar nga inxhinierët turq.

333.543357Sistemi ka aftësi që në të njëjtën kohë të reagojë ndaj më shumë se një objektivi.

Ai siguron mbrojtjen e kufirit dhe neutralizon sistemet raketore, të aviacionit dhe radarëve të armikut.

Ky sistem i mbrojtjes ajrore quhet “KORAL” dhe është tërësisht prodhim vendor; ai është projektuar dhe prodhuar nga kompania turke ASELSAN. Sistemet e para kanë hyrë tashmë në inventarin e Forcave Ajrore Turke.

“KORAL” është një sistem i zhvilluar nga inxhinierët turq. Sistemi ka aftësi pothuajse ta paralizojë të gjithë hapësirën ajrore të armikut. “KORAL” identifikon radarët e objektivit dhe i nxjerr ata jashtë përdorimit me anë të sinjaleve që dërgon.

“KORAL” është një Sistem i Lëvizshëm i Luftës Elektronike. Ai mund të integrohet në mjetet ushtarake taktiko-operative. Duke qenë se sistemi punon me një frekuencë të gjerë, ai është në gjendje të neutralizojë armatimet e armikut që ndodhen në një distancë dhjetëra kilometra larg nga vendi ku është instaluar.

“KORAL” do të marrë për sipër një detyrë të rëndësishme në mbrojtjen e vendit. Deri më sot sistemi ka kaluar më shumë se 1 mijë teste.

Vetëm për zhvillimin e projektit janë harxhuar më shumë se 500 mijë orë pune projektimi.

Në kufirin me Sirinë “KORAL” do të përdoret në mënyrë aktive.

/TRT/

Shekulli Agency