Aktivistët e Vetëvendosjes të cilët u arrestuan javën e kaluar nga policia e Kosovës, të enjten do të dalin para gjykatës.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Seanca me aktivistët e Vetëvendosjes është caktuar të mbahet me datë 25.02.2016 në ora 10.00”, ka thënë Gashi.
Në mesin e nëntë të arrestuar janë shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, sekretari organizativ Dardan Molliqaj, si dhe zëdhënësi Frashër Krasniqi.
Ende nuk dihet nëse do tu vazhdohet paraburgimi apo do të mbrohen në liri. Këta akuzohen për dëmtimin e disa veturave të EULEX-it në vitin 2009.