New York, shënohet 51 vjetori i vdekjes së Malcolm X

Malcolm X mbahet mend si udhëheqës në mesin e muslimanëve të SHBA-ve të asaj kohe, aktivist i të drejtave të njeriut dhe një nga afro-amerikanët më me ndikim.

malco-3546Mbrëmë në New York të SHBA-ve u organizua një takim përkujtimor në të cilin u shënua 51-vjetori i vdekjes së Malcolm Little, i njohur si Malcolm X, aktivistit për të drejtat njerëzore të afro-amerikanëve.

Akademia u mbajt në sallën Audubon Ballroom të New Yorkut, vendi ku Malcolm X mbajti fjalim anti-racist më 21 shkurt 1965 dhe vendi ku ndaj ti u krye atentati nga tre sulmues të armatosur.

Publikut iu drejtua edhe vajza e Malcolm X, Malaak Shabazz. Salla në të cilën u mbajt akademia përkujtimore në Harlem të New Yorkut nga viti 2005 mban emrin “Shabazz Center”, për të ruajtur kujtimin e Malcolm X dhe gruas së tij Betty Shabazz.

Pikërisht në kohën e vrasjes së Malcolm në 15:10 sipas orës lokale me një minutë heshtje u nderua luftëtari për të drejtat e njeriut.

Me rastin e përvjetorit të vdekjes së tij, emri Malcolm X ishte një nga fjalët më të përdorura në Twitter ditën e kaluar në SHBA dhe më gjerë.

Ai u lind në Nebraska më 19 maj, 1925. Në fëmijërinë e hershme, babanë ia kishin vrarë racistët e bardhë, për shkak se ishte anëtar i shoqatës për përmirësimin e jetës së afro-amerikanëve.

Vdekja e tij ishte paraqitur si aksident, edhe pse koka e tij ishte e ndarë nga trupi. Pasi nëna e Malcolm-it pas vdekjes së burrit të saj nuk kishte mundur të bëjë më shumë, për të u kujdesën vëllai më i vjetër dhe motra. Malcolm filloi jetën si një kriminel i vogël. Në moshën 12 vjeçare ai u vendos në jetimoren e Michiganit.

Në moshën 17 vjeçare ai lirohet nga jetimorja. Më pas u punësua në tren pasagjerësh, si larës i enëve. Kur Malcolm fitoi para të mjaftueshme, u shpërngul në New York tek të afërmit. Për kohë të shkurtër u bë një nga banditët më të rrezikshëm në rrugët e Harlemit. Kështu në vitin 1941 arrestohet dhe dënohet me dhjetë vjet burg për vjedhje.

Ai u mor me vjedhje që të sigurojë para për drogë. Në vitin 1952 u lirua nga burgu dhe disa kohë më vonë u bashkua me lëvizjen e Kombit Islam (Nation of Islam).

Shekulli Agency