Hahn: KSHZ dhe OSBE vendosin se kur do të ketë zgjedhje

Johannes-Hahn-655544Komsioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Hahn, sot në një deklaratë për MIA-n, ka refuzuar të tregoj se kur do të arrij për vizitë në Maqedoni, por ka thënë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare varen nga vlerësimet e OSBE/ODIHR dhe të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Por është e mundshme që Hahn të mos vizitoj Shkupin duke lënë kështu që ambasadori i BE-së, Aivo Orav dhe ai i SHBA-së, Xhejs Bejli të tregojnë nëse ka kushte për mbajtjen e e zgjedhjeve te drejta dhe demokratike, transmeton SHENJA.

“E kishim marrëveshjen e qershorit/korrikut vitin e kaluar dhe pjesë e kësaj marrëveshje është edhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme. Por nuk mund të ju jap përgjigje për momentin. Kjo do të varet nga vlerësimet e institucioneve ndërkombëtare dhe KSHZ-së. Pastaj ata duhet të sjellin vendim”, ka deklaruar komesioneri Hahn.

Shekulli Agency