Ambasadori ukrainas: Turqia e administron me gjakftohtësi procesin

Në një intervistë ekskluzive për TRT-në Ambasadori i Ukrainës në Ankara bëri deklarata të rëndësishme edhe në lidhje me politikat e Rusisë në rajon.

276635444Ambasadori i Ukrainës në Ankara i ka vlerësuar me këto fjalë politikat e ndjekura nga Rusia në Siri.

Ai tha se këto politika kanë dy synime kryesore.

“Qëllimi i Rusisë është të dëmtojë vendet e rajonit duke rritur numrin e emigrantëve dhe të mbështesë grupet terroriste për të dëmtuar Turqinë”, u shpreh Ambasadori i Ukrainës, Sergiy Korsunsky.

“Turqia po e administron procesin me gjakftohtësi dhe mban një qëndrim të durueshëm. Në njërën anë ajo vazhdon të ndihmojë refugjatët. Nga ana tjetër përpiqet të zgjidhë me rrugë diplomatike problemin që ka me Rusinë”, vijoi Korsunsky.

Ambasadori ukrainas duke vlerësuar për TRT-në kontaktet e Kryeministrit Davutollu në Kiev tha:

“Do të vazhdojnë negociatat për marrëveshjen e tregtisë së lirë. Do të kërkohen rrugët për rritjen e bashkëpunimit në fushat e energjisë transportit, turizmit dhe industrisë së mbrojtjes dhe sigurisë. Gjithashtu do të rishikohen edhe një herë përgatitjet para vizitës së Presidentit të Ukrainës në Turqi dhe mbledhjes së Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë”, sqaroi ambasadori Korsunsky.

/TRT/

Shekulli Agency