NISI LUFTA E TRETË BOTËRORE “SYKES-PICOT” OSE “LUFTA E HARTAVE”!!!

savash-veliuShkruan: Savash VELIU

Me kalimin prej Mileniumit të Dytë në atë të Mileniumit të Tretë bota pas vete la Dy Luftëra Ballkanike dhe Dy Luftëra Botërore të frymëzuara nga Perëndimi nën emërim si “Fashizëm, Nazizëm dhe LNÇ” që në vete ngërthente makabritet dhe shkatërrim në masë pa pikë faji të shumë ëndrave dhe jetëve njerëzore. Shtete këto Evropiane të cilët luftonin rivalet brenda tyre se cili më pas do t’i përvetësoj tokat Perandorake në shkatërrim të sipërt.

Edhe atëherë edhe sot Perëndimi nuk ndejti rehat derisa nuk e përmbysi Sulltan Abdylhamidin e II’të nga Froni i tij 33 vjeçar duke sajuar akuza mbi të si “Diktator dhe Sulltan i Kuq”, kohë kjo kur lulëzonte Perandoria Otomane e nuk stagnonte por ishte me forcë ekonomike dhe ushtarake të fuqishme ku përkundrazi kryente investime madhore në vend dhe në perandori siç ishte edhe shtruarja e hekurudhës prej Stambolli deri në Mekke dhe Medine! Çuditërisht i njëjti skenar i kohës së kaluar sërish po zbatohet pik për pike edhe sot  mbi Erdoganin me tentativ të shfronësohet nga Kryesia e Shtetit Turk i etiketuar me të njëjtat epitete si më parë Abdulhamidi i II, duke e quajtur Diktator, Islamist etj, ngase është i vetmi pengesë në rrugën e realizimit të projektit qindvjeçar të ridefinimit të kufijve mbi Lindjen e Mesme nga aktorët e vjetër!

Sot dihet se pas kësaj kavge fshehej projekti për copëtim të tokave perandorake duke fabrikuar “Harta të reja” mbi të, njëri prej atyre planeve parashihte ndarjen e tokave Shqiptare dhe ato Arabe si dhe atë Kurde brenda Ballkanit dhe Lindjes së Mesme e pasur me naftë etj, popuj këta që kryesonin shtyllat të sigurisë së Perandorisë së shkuar!

Pas rrënimit të Dy Perandorive të Mëdha (Austro-Hungaria dhe Perandoria Osmane) Bota Perëndimore në Kryesim të Francës dhe Anglisë thjesht vizatuan kufijtë e reja Ballkanik dhe ate të Lindjes së Mesme më vitin 1916 mbi Marrëveshjen e fsheht, “Sykes-Picot”, Sir Mark Sykes dhe Georges Picot, njëri Diplomat anglez dhe tjetri Gjeneral francez. Këta persona kufijtë ekzistuese i vizatuan thjeshtë me lavjerës !

Ishte Shokuese për Botën kur para 15 viteve të kaluara ndër të parët paralajmërova se,   Hapërimi në shekullin e ri të 21’të u shënua si hapërim më Brutal dhe më i egër i mbështetur mbi shifra të koduara satanike si, “9/11” të vitit 2001, sajim ky vrastar që do gryej thellë në kokat e miliona njerëzve vrasje barbare në vijim që nga Ballkani e deri tek Lindja e Mesme, shifra këta që u ekspozuan në opinionin si përgaditje së skenës teatrale duke i rrënuar dy kullatë Binjake dhe “Pentagonin” ose “Pearl Harbourin” e ri që i dha SHBA-së duart të lira të shënoj fillimin e Luftës së Tretë Botërore, por këtë herë në emër të Islamit Radikal të emëruar si “All-Kaeda”!

All-Kaeda një organizatë terroriste e frymëzuar që në vitet e ‘80-ta nga CIA kundrejt forcave Ruse në Avganistan. Kurse Organizata proshiite “Hesbullah” e formuar me koordim nga Irani dhe Rusia që nga viti 1982 gjatë Luftës Qytetare e Libanit. Deri dje pjesëtarët e All-Kaedës njëkohësisht i stërviste edhe Irani edhe Rusia kundrejt sunitëve irakian dhe Jemenas por edhe vet shiitëve duke u’a acaruar bashkëjetesën mezhebike mes tyre dhe sot organizata All-Kaeda ndëroi këllëfin /veshjen/ dhe u transformua në atë ISIS & DAESH me qëllim që sunnitët t’i përqafojnë ato si shpëtim i vetëm nga sulmet rebele të milicëve shiit. Kështu plani irano-rus vepron suksesshëm duke i treguar botës se Isis & Daesh janë organizata terroriste Sunnite!?

Që me fillimin e konfliktit në Siri të gjitha grupet terroriste Bashar Assadi i liroi nga burgu e në veçanti ato të All-Kaedës për të luftuar krah për krahu me forcat e tia ushtarake kundrejt luftëtarëve opozitar dhe popullit duarthatë !!! Tani e kemi shumë më qartë pasqyren mbi këto plane të sajuara nga palët e vjetër mbi këtë gjeografi se si janë rigrupuar përball interesave  sunnite!

Marrëveshje “Sykes – Picot” kjo që përmbushi 100 vjeçaren e saj në këtë Milenium të ri sërish po rishkruhet. Njëqinvjetori i vitit 2016 tregohet si vit i “Sykes-Picot’it”, këtë e tregon panorama e momentit se ne po shkojmë drejt saj!

Marrëveshje kjo e fsheht e cila kurrë nuk do të zbulohej nëse nuk ndodhte “Revolucioni Bolshevik 1917”, kjo doli mbi sipërfaqe të dritës gjatë analizave të Arkivave Cariste si një Marrëveshje e fsheht Sykes-Picot mbi copëtimin e tokave të Lindjes së Mesme duke vendosur mbi të pushtete me model Evropian.

Mbi këtë Marrëveshje të copëtimit të tokave të tyre janë kundër edhe Arabët edhe Kurdët por edhe Osmanët si dhe Islamistët ngase u’a “Përçau Ummetin“ në pjesëza të vogla. Por duhet të dihet se çdonjëri ka “Sykes-Picot’in” e tij! SHBA-të dhe aleatët e saj Rusia dhe Irani pretendojnë se janë duke luftuar kundër grupeve terroriste si ISIS – DAESH-i, ata në fakt po ndihmojnë në krijimin dhe trajnimin e këtyre organizatave për të ndikuar në politikat e tyre në Lindjen e Mesme duke vrarë miliona civil musliman të pafajshëm!!!
Shekulli Agency