Rasti i Kumanovës, të akuzuarit mohojnë akuzat për “terrorizëm”

Në seancën gjyqësore prokurorët dhe të akuzuarit e Rastit të Kumanovës u përballën me Prokurorinë e cila pohon se ka dëshmi se 29 të akuzuarit janë fajtorë për veprën penale “terrorizëm dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste”

rasti-kumanoves-543877Në procesin e sotëm gjyqësor 29 të akuzuarit për Rastin e Kumanovës, kanë hedhur poshtë akuzat me të cilat ngarkohen për “terrorizëm” dhe “organizim në grup terrorist”.

Në seancën gjyqësore e cila zgjati për rreth pesë orë, prokurorët dhe të akuzuarit e Rastit të Kumanovës u përballën me Prokurorinë e cila pohon se ka dëshmi se 29 të akuzuarit se janë fajtorë për veprën penale “terrorizëm” dhe “pjesëmarrje në organizatë terroriste”.

Avokati mbrojtës, Naser Raufi, pas seancës gjyqësore u shpreh se sot kishin bërë vetëm planet hyrëse të avokatëve dhe prononcimet e të akuzuarve por nga shkaku i çështjes voluminoze e njejta seancë do të vazhdojë të enjten.

Trupi gjykatës siç tha Raufi, Rastit të Kumanovës i ka dhënë gjashtë termine brenda muajit të tretë për ti dhënë një dinamikë procesit gjyqësor nga shkaku i shumë të arrestuarve.

Raufi u shpreh skeptik se kjo prokurori mund të sigurojë gjykim të drejtë për të akuzuarit ndërsa përsëriti kërkesën që lënda të kalojë në shqyrtim të Prokurorisë Speciale.

“Sipas ligjit, është kompetencë e Prokurorisë speciale pasi kishte prononcime se dikush posedon telefonata të përgjuara të shpallura në Yutube se të njëjtat nuk kanë qenë me masat e veçanta hetimore”, deklaroi Raufi i cili shtoi se është i sigurtë se i tërë rasti ka pasur për qëllim të defokusojë opinionin nga afera e përgjimeve.

Përleshja e armatosur në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë filloi para agimit të mëngjesit të datës 9 maj dhe vazhdoi deri në orët e vona të 10 majit. Në këto përleshje humbën jetën 8 pjesëtarë të forcave policore të Maqedonisë dhe mbi 30 u plagosën, kurse nga grupi i armatosur u vranë 10. Disa u plagosën dhe 29 prej tyre u arrestuan.

Si rezultat i përleshjeve dy-ditore u shkatërruan një numër i madh i shtëpive.

/AA/ Shekulli Agency

Shekulli Agency