Kostoja e kundërshtimit të pushtetit në Rusi është vdekja

Të jesh opozitar dhe kritikues në Rusi, të duash të informosh shoqërinë për ato që ndodhin në Rusi kërkon shumë kuraje për fat të keq. Këta persona që tentojnë të tregojnë këtë kuraje dhe që japin jetën e tyre për të thënë të vërtetën e meritojnë të përmenden si hero ndër heronjtë

546477-753342Më 7 shtator, në ditëlindjen e 54-ërt të Putinit, gazetarja ruse Anna Politkovskaya kishte dalë për ti blerë disa gjëra vajzës së saj e cila ishte shtatzënë. Ana e cila priste me padurim lindjen e mbesës së saj niset nga qendra tregtare drejt shtëpisë, e pavetëdijshme se emri i saj do të vendosej Anna. Herën e fundit i kishte telefonuar djalit të saj duke i thënë se ishte duke arritur në shtëpi. Gjatë rrugës për në shtëpi nuk ishte vetëm. Kamerat e sigurisë kishin vërejtur dy persona që e ndiqnin. Sapo erdhi në shtëpinë e saj, hapi derën e jashtme dhe në shkallët e pallatit e gjeti ajo që gjen shumë prej atyre që kundërshtojnë qeverisjen në vend. U vra në mënyrë barbare. Vrasësit hodhën armët dhe silenciatorin pranë vendit të krimit dhe u larguan me shpejtësi. Dikush duhet të kishte përgatitur një dhuratë për një ditë ditëlindjeje.

– Anna Politkovskaya ishte një zë i cili nuk hiqte dorë nga e vërteta-

Ndërkohë që ajo po hulumtonte në një temë FSB e kishte arrestuar dhe akuzuar si spiune të çeçenëve. U mbajt prej disa ditësh në një tunel të nëndheshëm. Disa here u mor në pyetje nga agjentë të FSB-së si dhe u kërcënua me përdhunim. Pasi mediat kuptuan që është arrestuar filluan të shkruajnë për të, ndërkohë ajo u la e lirë. Gjatë sulmit në Beslan ajo vendosi të shkojë atje për të bindur sulmuesit. Gjatë rrugës për në Beslan u helmua nga çaji që konsumoi në avion dhe si rrjedhojë qëndroi për një kohë të gjatë në koma. Pas kësaj ngjarjeje ajo nuk arriti të kthehej asnjëherë në gjendjen e saj të mëparshme. Ajo besonte se personi që e kishte helmuar ishte një zyrtarë i FSB-së i cili gjendej atë ditë në avion. Dy ditë para se të vdiste Politkovskaya kishte bërë disa deklarata në lidhje me hulumtimet e saj ndaj Kadirov dhe milicëve që ai drejton. Ajo thoshte se gjëja e vetme që dëshiron në lidhje me të është gjykimi i tij për krimet që ka bërë dhe dhënia llogari një më një. Perdja e errët e vrasjes së Anna Politkovskaya akoma nuk është ngritur.

– Edhe Mihail Kasyanov përballë kërcënimeve-

Ramazan Kadirov, personi që Anna Politkovskaya dëshironte ta shikonte në karrigen e të akuzuarve pak dit më pare në llogarinë e tij në Instagram publikoi një video ku tregonte se lideri i partisë opozitare Partia Parmas Mihail Kasyanov ishte objektivi i një arme. Në një deklaratë në lidhje me këtë ai shkruan: “Kasyanov shkoi në Strasbourg për të mbledhur para për opozitën ruse. Ai që nuk kupton do ta kuptojë’’. Në këtë mënyrë Kadirov kërcënoi hapur liderin e opozitës. Kjo ishte një shenjë e qartë se çdo të thotë të jesh opozitar në Rusi. Pyetjes në lidhje me këtë video zëdhënësi i Kremlinit zyrtar Dmitri Peskov, iu përgjigj se nuk e ka ndjekur llogarinë zyrtare të Instagramit të Kadirov dhe si rrjedhojë në lidhje me temën në fjalë nuk do të komentojë asnjë gjë. Ndërkohë lideri Mihail Kasyanov në një deklaratë tha se priste një reagim nga Kremlini dhe se kryetarët e Rajoneve nuk duhet të lejohen të sillen në këtë mënyrë.

Shekulli Agency