Masakra në Elbasan/ Detaje të reja, një prej të plagosurve goditi me karrige vrasësin

Njëri prej personave që ndodhej brenda lokalit ka goditur me karrige vrasësin e masakrës së Elbasanit

masakra-elbasan-324456Në momentin që të gjithë ndodheshin të shtrirë nga breshëria e armëve, vrasësi është futur në lokal për ti dhënë fund të gjithëve që ndodheshin aty, raporton Panorama Në atë moment atij i është bllokuar arma dhe njëri prej personave që ndodhej në lokal ka marrë guximin dhe ka goditur vrasësin. Më pas, ai u largua në drejtim të makinës që e priste ndezur në rrugë.

Mësohet se në lokal ndodheshin edhe dy pjesëtarë të familjes Çapja, por ata ishin larguar duke u thënë të pranishmëve se do të kthehen së shpejti. Kur janë kthyer, ata kanë parë me sytë e tyre masakrën që kishte ndodhur.

Shekulli Agency