Erdogan: Në duart e terroristëve ka armë të Perëndimit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka vënë në dukje se DAESH sulmet jo njerëzore i ka kryer në shumë vende të botës.

erdoganRecep Tayyip Erdogan, Presidenti i Turqisë, ka deklaruar se fatkeqësisht kërkesat e drejta të Turqisë janë kaluar me një heshtje të madhe dhe sipas tij ky qëndrim shfaqet edhe sot kundër strukturave terroriste në Siri dhe Irak.

Erdogan ka mbajtur një në “Forumin Botëror të Turizmit” në Qendrën e Kongreseve “Lütfi Kırdar” në Stamboll. “Duke injoruar aktivitetet e spastrimit etnik, aktet terroriste dhe bashkëpunimin me regjimin aktual të PYD-së, YPG-së në rajon e cila drejtohet nga Mali Kandil po vërehet se kjo organizatë po mbështetet dhe po mbrohet. Ndërsa kur vërejmë armët në duart e organizatës, çfarë armë shikojmë? Shikojmë armët e Perëndimit. Pothuajse ka armë nga të gjitha vendet e Perëndimit. Gjithashtu në duart e tyre shikojmë edhe armët e atyre të cilët flasin se po luftojnë kundër organizatës terroriste. Objektivi kryesor i organizatës PYD, YPG; më shumë se DAESH është popullata rajonale kryesisht vëllezërit tanë kurdë që jetojnë atje të cilët nuk mendojnë si ata dhe të cilët nuk i binden atyre. Kjo organizatë nuk ka një qëllim të udhëheqin vëllezërit tanë kurdë, përkundrazi këto janë një telash mbi vëllezërit tanë kurdë”- Erdogan.

– “Kemi 35 vite që luftojmë me terrorizmin”-

Erdogan, ka vënë në dukje se DAESH sulmet jo njerëzore i ka kryer në shumë vende të botës dhe ka theksuar se: “Organizata terroriste DAESH që ka përgjakur Sirinë dhe Irakun sulmet e saj jo njerëzore i ka kryer në shumë vende të botës nga Tunizia në Paris e deri në SHBA. Fatkeqësisht disa vende perëndimore në mënyrë të gabuar duke iu referuar retorikës dhe ideologjisë së atyre përcaktojnë ose deklarojnë qëndrimet kundër organizatave terroriste. Vëreni këto qëndrime të pavendosura, ne i kemi vërejtur shumë herë, i kemi përjetuar dhe kemi fituar përvojë në luftën tonë kundër organizatave të ndryshme terroriste të cilat luftojmë prej vitesh. Vetëm lufta që kemi me PKK vazhdon që prej 35 vitesh. Por ne nuk kemi lëshuar britma dhe luftën tonë e kemi përballuar me durim për brenda, dhe gjithashtu ende vazhdojmë.”

Duke theksuar se organizata të tilla si PKK, PYD, YPG, DAESH duke e ditur shumë mire se nuk mund të arrijnë në asnjë vend, nuk do atë arrijnë asnjë fitore me veprimet e përgjakshme Erdoğan u shpreh se: “Këtë luftë ne e vazhdojmë krah për krah me ushtrinë turke, me policinë turke, dhe përfaqësuesit lokal”.

/AA/

Shekulli Agency