“Rusia duhet të japë llogari për civilët që ka vrarë në Siri”

“Përpjekjet për të mbajtur në këmbë regjimin e Asadit i cili është përgjegjës për vdekjen e 400 mijë civilëve dhe për vendosjen në pozitën e refugjatit të miliona njerëzve të tjerë nuk do t’i sjellin paqe as Sirisë dhe as rajonit”

sh-eIbrahim-KalinZëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın, ka theksuar se Rusia sëpari duhet të japë llogari për civilët që ka vrarë në Siri në vend të asaj që të hedhë pretendime të pabaza dhe qesharake kundrejt Turqisë.

Kalın në deklaratën e tij u shpreh se ngjarjet e ndodhura pasi më 24 nëntor 2015 një avion luftarak rus i cili shkeli hapësirën ajrore turke u rrëzua në kuadër të angazhimeve nga Forcat Ajrore Turke tregojnë qartë se Federata Ruse ka ndjekur një strategji të rritjes së tencioneve në vend që të zgjidhte problemin nëpërmjet rrugëve diplomatike. Sipas tij në kundërpërgjigje të kësaj Turqia ka treguar përpjekje që problemi të zgjidhet nëpërmjet negociatave dhe me rrugë diplomatike.

Kalın duke vënë në dukje se përgjigjet e palës ruse janë “gënjeshtra, propagandë dhe akuza të pabaza”, ka theksuar se ky qëndrim nuk është në përputhje me seriozitetin shtetëror.

İbrahim Kalın, ka deklaruar më tej se: “Së fundi më 29 janar 2016 pasi ndodhi një tjetër shkelje e hapësirës ajrore turke presidenti ynë kërkoi një bisedë telefonike me Presidentin e Federatës Ruse, por pala ruse sërish nuk tregoi një qëndrim pozitiv. Është goxha shqetësuese shmangia e bisedës me presidentin tonë nga pala ruse e cila më parë kishte pohuar ‘pse Turqia pa biseduar me ne ka biseduar menjëherë me NATO-n dhe aleatët e NATO-s. Përse nuk ka krijuar kontakt me ne?’. Kjo me hir apo pahir të sjell në mendje pytjen ‘Pse distancohet Putin nga telefonata e presidentit tonë?’. Është një situate e vështirë për tu shpjeguar kur edhe reagohet se ‘nuk u telefonuam’ edhe kur nuk i përgjigjesh telefonatave. Ne në këtë çështje ruajmë qëllimin tonë të mirë dhe qasjen konstruktive”.

 – “Është e qartë se objektivi i sulmeve të Rusisë nuk është DAESH-i” –

Kalın duke rikujtuar se Kombet e Bashkuara bisedimet në Gjenevë i nisën me probleme të mëdha dhe se këto bisedime që nga dita e djeshme janë shtyrë për më 25 shkurt u shprehur më tej se: “Shkaku i kësaj janë sulmet e regjimit të mbështetura me bombardimet ajrore ruse të cilat vazhdojnë që nga 30 shtatori. Në këto sulme të cilat vazhdojnë pa ansjë dallim prej muajsh kanë humbur jetën qindra gra dhe fëmijë sirianë të pafajshëm. Dhjetëra mijëra të tjerë u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre. Është e qartë se qëllimi i Rusisë në këto sulme nuk është DAESH-i. Në 90 përqind të sulmeve ruse kanë qenë në objektiv civilët dhe opozitarët e moderuar. Qëllimi i Rusisë nuk është të luftojë me DAESH-in, por është e qartë se ajo ka qëllim të mbajë në këmbë regjimin e Asadit i cili ka humbur legjitimitetin dhe ka kryer krime lufte. Këto sulme janë në kundërshtim me principet themelore të draftit 2254 të OKB-së të cilat përbëjnë themelin e negociatave në Gjenevë dhe si rezultat kanë shkaktuar bllokimin e bisedimeve. Rusia sëpari duhet të japë llogari për civilët që ka vrarë në Siri në vend të asaj që të hedhë pretendime të pabaza dhe qesharake kundrejt Turqisë”.

Duke theksuar se është vërejtur qartë se regjimi i Asadit nuk ka qenë serioz në çështjen e bisedimeve Kalın ka pohuar se “Qëllimi ishte vetëm për të fituar kohë. Deri tani edhe kërkesat e OKB-së për dërgimin e ndihmave humanitare dhe ofrimin e armëpushimit nuk e janë marrë seriozisht, përkundrazi i kanë penguar këtë”.

 – “Është e qartë kostoja e vazhdimit të luftës” –

Kalın duke transmetuar se dhjetëra persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të ndërmarra në Halep, teksa në Gjenevë vazhdonin negociatat dhe se mijëra persona kanë kaluar në veprim për tu strehuar në Turqi, ka theksuar se ata që pretendojnë se luftojnë me DAESH-in në Siri faktikisht me çdo çmim po përpiqen të mbajnë në këmbë regjimin e Asadit.

Kalın gjithashtu ka theksuar se është e qartë kostoja e vazhdimit të kësaj lufte, ku shikohet në njërën anë terrorizmi i DAESH-it, në anën tjetër terrorizmi shtetëror i regjimit të Asadit si dhe në anën tjetër kriza e refugjatëve e cila vazhdon duke u thelluar.

“Ashtu siç e ka theksuar edhe presidenti ynë Erdogan ‘Bota e cila nuk ndalon dot sulmet e Asadit me mbështetje ruse kundër civilëve, kërkon nga ne që të ndalojmë fluksin e refugjatëve’, me çfarë llogjike do ta shpjegojmë këtë? Për shkak të sulmeve me mbështetjen ruse banorët janë larguar nga shtëpitë e tyre për tu strehuar në Turqi, si mund të ndalohet ky fluks? Çfarë do t’iu themi këtyre njerëzve të pafajshëm që ‘mos braktisni shtëpitë e juaja, mos u largoni nga vdekja?- ka shtuar Kalın.

Ai ka theksuar se: “Shkaku i terrorizmit të DAESH-it dhe i krizës së refugjatëve, janë regjimi i përgjakur i Asadit dhe ato që mbështesin atë. Bota nëse dëshiron me të vërtetë që të zgjidhë këto probleme, duhet të përfundojë kjo luftë e përgjakur. Për të kaluar në strukturën politike legjitime, demokratike dhe pluraliste në Siri duhet të hidhen hapat e nevojshëm. Përpjekjet për të mbajtur në këmbë regjimin e Asadit i cili është përgjegjës për vdekjen e 400 mijë civilëve dhe për vendosjen në pozitën e refugjatit të miliona njerëzve të tjerë nuk do t’i sjellin paqe as Sirisë dhe as rajonit”.

Shekulli Agency