Turqia rivendos vizat për gazetarët rusë

Gazetarëve rusë që do të vijnë për një periudhë të shkurtër në Turqi për të përgatitur lajme duke filluar që nga 15 shkurti do tu duhet të pajisen me viza.

67855-553Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, gazetarët rusë që dëshirojnë të vijnë në Turqi fillimisht duhet të kryejnë procedurat e nevojshme duke aplikuar në Ambasadën turke në Moskë, e cila më pas në lidhje me çështjen do të informojë Drejtorinë e Përgjithshme të Shtypit dhe Informacionit.

Burimet kanë theksuar se vendimi është marrë në kuadër të parimit të reciprocitetit dhe kanë vënë në dukje se edhe Rusia kërkon viza për gazetarët turq, që duan të vizitojnë vendin për një kohë të shkurtër për arsye profesionale.

Ndërsa në lidhje me gazetarët rusë që dëshirojnë të qëndrojnë më shumë se 6 muaj në Turqi, ashtu si më parë ata duhet të marrin lejet përkatëse (për akreditim) në Drejtorinë e Përgjithshme të Shtypit dhe Informacionit.

/TRT/

Shekulli Agency