Parlamenti turk nis bisedimet për ndryshimet kushtetuese

Pjesa dërmuese e kushtetutës së Turqisë daton nga koha e regjimit ushtarak e viteve të 80-ta

5477665Një komision i përbërë nga deputetë të Parlamentit të Turqisë, është mbledhur sot për të nisur bisedimet rreth ndryshimeve të kushtetutës ushtarake të Turqisë, e cila daton nga viti 1982, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisioni ka nisur bisedimet sot ndërsa përbëhet nga 12 deputetë, nga tre prej katër partive parlamentare dhe kryesohet nga kryeparlamentari Ismail Kahraman.

Në takimin e parë Kahraman tha se qëllimi është të ndërtohet një kushtetutë moderne e bazuar në vlera humane të cilat do ti shërbejnë të ardhmes së Turqisë në përputhje me parimet e demokracisë pluraliste e cila do ti respektojë të drejtat dhe liritë e njeriut.

“Turqia ka nevojë për një kushtetutë të re e cila do të jetë e thjeshtë dhe e qëndrueshme por jo e importuar ose e kopjuar”, tha Kahraman.

Shekulli Agency