TRT do të hapë kanal televiziv për Afrikën

Në pritjen që i bëri një delegacioni me gazetarë nga Senegali Zv/drejtori i Përgjithshëm i TRT-së, Erkan Durdu tha se TRT-ja vazhdon punimet për hapjen e një kanali televiziv vetëm për Afrikën.

453666Marrëdhëniet Turqi-Afrikë këto vitet e fundit kanë evoluar me shpejtësi, gjë kjo që është pasqyruar edhe në fushën e medias.

Delegacioni i përbërë nga gazetarë senegalezë vizitoi kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshme të Radiotelevizonit turk, TRT dhe u prit në prit në takim nga Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm Erkan Durdu.

Gazetarët senegalezë morën informacione në lidhje me politikat editoriale, strukturën e TRT-së, marrëdhëniet dhe bashkëpunimin institucional.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm Durdu tha se TRT-ja sot transmeton në 40 gjuhë dhe dialekte në të gjithë botën dhe dha lajmin e mirë duke thënë se: -“Mendojmë të hapim një kanal televiziv për Afrikën, me emrin TRT Afrika. Për momentin jemi duke bërë studime dhe kërkime mbi strukturën e formatin e këtij kanali. Shpresojmë që brenda një kohe të shkurtër të arrijmë në një përfundim konkret”.

Pas shkëmbimit të dhuratave delegacioni afrikan vizitoi studiot e TRT-së.

Gazetarët senegalezë do të vizitojnë gjithashtu edhe disa institucione të medias private në Ankara dhe Stamboll.

/TRT/

Shekulli Agency