Rusia me mashtrime synon heqjen e sanskioneve

Kryeministri ukrainas, Arsenij Jacenjuk (Arseniy Yatsenyuk) pohon se Moska zyrtare po tenton që përmes mashtrimeve të bind bashkësinë ndërkombëtare për t’ia hequr sanksionet Rusisë.

Jacenjuk-62215Kryeministri ukrainas, Arsenij Jacenjuk (Arseniy Yatsenyuk) pohon se Moska zyrtare po tenton që përmes mashtrimeve të bind bashkësinë ndërkombëtare për t’ia hequr sanksionet Rusisë.

Jacenjuk sot në selinë e qeverisë në Ukrainë u takua me shefin e diplomacisë kanadeze, Stephane Dion, ndërsa në konferencën e përbashkët për gazetarë theksoi se marrëdhëniet bilaterale të të dyja vendeve janë në nivel të lartë, por ka hapësirë që në mënyrë shtesë të intensifikohet bashkëpunimi në shumë fusha siç janë ekonomia dhe siguria.

Duke akuzuar Rusinë se me mashtrime po tenton që të bind bashkësinë ndërkombëtare se Ukraina është pala e cila nuk i përmbahet marrëveshjes së arritur, Jacenjuk tha se debatet dhe nismat e disa anëtareve të aleatit ukrainas, Bashkimit Evropian për heqjen e sanksioneve ndaj Moskës janë “të pabaza”. “Rusia filloi një lojë të madhe mashtrimi në mënyrë që të imponojë heqjen e sanksioneve ndërkombëtare. Ukraina i ka implementuar edhe më tej i implementon detyrimet që dalin nga marrëveshja paqësore e Minskut. Rusia është pala e cila nuk ka bërë asgjë lidhur me marrëveshjen”, porositi Jacenjuk.

Ministri i Jashtëm kanadez, Dion tha se zgjidhja politike e krizës në Ukrainën lindore është e vetmja mënyrë e vendosjes së stabilitetit rajonal. Ai shtoi se Kanadaja asnjëherë nuk ka pranuar as nuk ka aprovuar ndërhyrjen ruse në territorin e Ukrainës, si dhe aneksimin rus të Krimesë.

/TRT/

Shekulli Agency