PVD dhe SNS në koalicion në Bujanoc?

Bujanoc-5446834Portali “Bujanovacke” sot shkruan se koalicionin udhëheqës në Bujanoc do ta bëjnë Partia për Veprim Demokratik (PVD) e Riza Halimit dhe Partinë përparimtare Serbe (SNS) të kryeministrit Aleksandar Vuçiq.

“Ka marrëvshje në parim me PVD për një bashkëpunim në të ardhmen. Nuk mund ti precizoj detajet se sa dhe kush do të marrë, kjo do të mvaret nga rezultatet paszgjedhjeve, mirëpo qëndrimi ynë është që Halimi është bashkëpuntorë potencial për qeverisjen e ardhshme. Po bisedojmë me të madhe dhe jemi afër marrëveshjes” ka thënë një burim për këtë portal.

Këtë informacion e ka vërtetuar edhe një bashkëbisedues nga PVD:

“Qëndrimi ynë është se kemi nevojë për integrim më të madh të shqiptarëve në institucionet shtetërore, dhe kjo mund të arrihet vetëm me partinë më të fortë. Sipas gjitha gjasave, pas zgjedhjeve do të jetë SNS” ka thënë një zyrtar i PVD-së.

Ky burim thotë se PVD dëshiron të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare.

/presheva.com/

Shekulli Agency