Autobusi me drogë/ Reagon Artur Micko: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

333.6544oPas lajmit se autobusi i FRESSH është ndaluar pasi  është gjetur një sasi me drogë, ka ardhur reagimi i nënkryetarit të FRESSH, Artur Micko. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Micko shkruan se grupi i aktivistëve socialistë nuk ka lidhje me të ndaluarit në kufi. Ai shpjegon se pasi u dyshua se në autobus u gjet një sasi droge, janë ndaluar shoferi i autobuzit, ndihmes shoferi, guida dhe nje tjetër person. Sipas tij, asnjë nga aktivistët e FRESSH nuk është ndaluar.

Postimi i Mockos në Facebook

Duke marre shkas nga nje lajm i rreme i botuar ne nje gazete te perditshme dhe me pas i kopjuar nga disa portale, nga gazetare qe nuk respektojne as standardin minimal te gazetarise, konfirmimin e burimit te informacionit, deshirojme te informojme publikun per sa vijon:
Nje grup prej 35 aktivistesh te FRESSH jane nisur ne date 28 Janar per nje udhetim drejt Stambollit, udhetim i kryer me nje autobuz te kompanise fenix travel & tours. Ne autobuz, pervec 35 aktivisteve te FRESSH, ka patur edhe udhetare te tjere me destinacion te njejte. Pasi eshte kaluar kufiri mes Shqiperise dhe Greqise, ndalesa e pare ka qene ne qytetin e Selanikut, ku pasagjeret kane kaluar naten ne nje hotel. Diten e dyte ka nisur udhetimi nga Greqia ne Turqi dhe ne kufirin mes dy vendeve autobuzi eshte ndaluar per tu kontrolluar. Gjate kontrollit te mjetit, pasagjeret kane qendruar ne piken kufitare, jashte mjetit. Informacioni i marre nga autoritetet kufitare ishte se ne autobuz dyshohet te jete gjetur nje sasi lende narkotike e per pasoje shoferi i autobuzit, ndihmes shoferi, guida dhe nje tjeter person jane ndaluar nga policia. Pjeses tjeter te pasagjereve, pasi u jane dorezuar bagazhet, u eshte vene ne dispozicion nje tjeter mjet qe i ka derguar ne destinacion, Stamboll. I gjithe grupi i 35 aktivisteve te FRESSH eshte ne Stamboll ku po vazhdon programin e parashikuar. Asnje prej te ndaluarve nga autoritetet turke nuk i perket grupit te aktivisteve te FRESSH.

Shekulli Agency