TËRBIMI “PANSLLAVIST DHE PANORTODOKS” RUS BRENDA BALLKANIT!!!

Shkruan: Savash VELIU

Që prej krizës së paraqitur pas rrëximit të avionit Rus nga forcat Turke, Rusia u tërbua dhe nuk ka pushuar të hakmarret ndaj interesave Turke si në Lindjen e Afërt ashtu edhe në Ballkan. Me ndërhyrjet kritike ajo synon të shqetsoj dhe të arrij krijim të antipatisë Turke duke u kamufluar pas islamofobisë dhe antiturqizmit të organizuar dhe të sinkronisuar përmes Rusisë dhe aleatëve të saj nga Lindja e Afërt por edhe nga mbështetja hipokrite Perëndimore!

Tani Rusia shtriu dorën mbi vëllezërit e tij të vegjël në Ballkan duke kërkuar mbështetje politike tek Pansllavizmi dhe Panortodoksizmi që nga Serbia, Maqedonia, Bullgaria dhe sllavëve të tjerë duke i aktivizuar mjetet propagandiste Mediatike si ata të shkruara dhe sociale që do të ushqejnë në shtetet e tyre urrejtje dhe antipati turke e veçmas duke ndikuar brenda shteteve fqinje muslimane!

Kur themi fqinjësia muslimane mendohet për Shqipërin, Kosovën, Bosnjën dhe Maqedoninë të cilët historikisht janë të afërt me interesat e popullit turk ku prej vitesh Turqia është duke punuar për fuqizimin e ndikimit të saj në Ballkan, dhe këtë gjë po e bën edhe nëpërmjet kulturës për ta përmirsuar imazhin e saj të shtrembëruar që nga investimet kapitale dhe ekonomike brenda Ballkanit.

Tani nga Rusia Putiniste ka kërkesë që të ushtrohet një kampanjë e përbashkët të nxirrjes së imazhit Turkë me “operacion perceptues” nga bashkëpuntorët e tyre brenda Mediave të këtyre shteteve. Jemi dëshmitar se në Mediat e shtypit dhe ate social po ec një fushatë e vetdijes për nxirrje të figurave historike, politike dhe atë fetare qofshin me vend apo pa vend me teza të rrejshme e të gabuara të përsëritura shpesh para lexuesve si një e qenë e vërtetë!

Siç shihet sot Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe Bosnja po kalojnë në një turbulencë kohore të atakimit pansllavist dhe panortodoks që servojnë lajme dhe ndodhi nga e kaluara historike Osmane poashtu duke shpalosur edhe spiunë të kohës së luftës së Kosovës e më gjërë, gjithë kjo me një qëllim të caktuar, të arrihet tronditje politike brenda shteteve fqinje duke nxitur urrejtje ndaj islamit dhe Turqisë!

Të gjithë këtë, Serbia e bënë me qëllim që ta forcoje veten dhe të ketë sa më lehtë t`i nënshtroje shqiptarët sepse ata përbëjnë një faktor politik në Ballkan. Me të gjitha forcat ndihmon në një përçarje sa më të madhe mes turqve dhe shqiptarëve, përçarja të jetë aq e madhe sa që asnjëherë të mos mund të tejkalohet. Shqiptarët, pra duhet të nxiten për urrejtje kundër Turqisë, dhe jo vetëm të kurajohen, po në atë mënyrë edhe të ndihmohen me operacione perceptuese. Interesi sërb është që pushteti turk mbi shqiptarët të zbehet duke përdorur karakterin nacionalist siç është lëvizja anti-islame.

Serbët u japin shqiptarëve ndihmë në nxitjen kundër interesave turke (me këshilla, njerëz të stërvitur, para dhe tjera), por duke patur kujdes mos të humbin plotësisht besimin e turqve.  Kurse Shqiptarët në ata të shohin mikun e vërtet dhe mbrojtës të tyre dhe në një kohë të bëhen edhe aleat të tyre politik. Ndërsa ata duhet që tek shqiptarët të krijojnë miq, të forcojnë marrëdhëniet e ndërsjella dhe besimin, po edhe nëse duhet deri diku të krijojnë mos besim te Turqia.

Dhe për çudi në Kosovë nisi indoktrinimi zyrtar kundër Islamit nga Ministria e Punëve të Brendshme të Skender Hysenit, në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara do të mbajë punëtorinë “STRESAVIORA”, ku do të diskutohet për fuqizimin e qëndrueshmërisë kundër radikalizmit të dhunshëm që për synim ka ndërlidhjen e dhunës me Islamin!

Kurse në vitet e fundit disa rrethe në Maqedoni të vetdijshëm për të vërtetat e ngjarjeve kohore me veprime sistematike të kordinuara në Mediat e saja në gjuhën maqedone, shqipe dhe turke po vijojnë një operacion perceptimi përball Turqisë me ndodhi të pavërteta duke i sulmuar institucionet kompetente Qeveritare dhe Juridike Turke mbi akuza të pabaza, me këto dëshirohet në Maqedoni që dashuria ekzistuese, shoqërimi dhe muhabeti i ndërsjell mes Turqisë të zvogëlohet, kurse përball saj të rritet urrejtja dhe mërria. Një prej tyre ishte kur ditë më parë errdhi shpallja e njoftimit nga një grup Akademikësh që jepnin mbështetje kolegiale ndaj Akademicienëve të indoktrinuar turk të cilët haptazi dolën në mbrojtje të sulmeve terroriste në Juglindje të Turqisë!

Këtij vargu poashtu i’u bashkangjit edhe shteti Bullgarë me tentativ të ndërpris të gjitha gjuhët minoritare në vend e veçmas atë Turke. Kështu që, çdo ditë që kalon në Botë dhe në UE kriza më shumë shtohet, dhe skena  politike brenda antarsisë së saj vendin i’a lë forcave politike që kanë pikpamje të errta nacionaliste dhe ato fetariste!

Ballkani është duke humbur edhe një rast historik të kalimit nga qasja realiste e njëri-tjetrit në atë të partneritetit që siguron një zhvillim të rajonit, të bazuar në respekt, në bashkëpunim dhe në njohje e pranim të diversitetit etnik, kulturor, religjioz dhe racor dhe që ndërron natyrën e vetë nga rajoni i konfliktit të përhershëm në rajon që përdor resurset e veta natyrore dhe njerëzore në krijimin e modelit të funksionimit të plotë në agjendën pozitive dhe të bashkëpunimit komplementar, duke shfrytëzuar përparësitë krahasimore që ka me rajonet tjera në botë dhe kapacitetet për komplimentaritet të ekonomisë mediterane me atë kontinentale, që është unike në botë.

Dua të them haptas se, Turqia është shpresa e fundit e njerëzimit ku në këtë çast në emër të njerëzisë është i vetmi shtet që po përpëlitet për të krijar ura miqësie dhe mirësie të mirëfilltë mes popujve, racave me febesime të ndryshme dhe dua të pyetemi se me çka e merriton ajo këta sulme të ulta dhe të padenja pas asaj që dijmë se banorët e Ballkanit janë ushqyer si dhe janë shkolluar me vite tëra në Turqi!?

Prandaj themë se; Evropa, SHBA-ja dhe Rusia kanë për t’ua parë sherrin po të njëjtëve politikanë, që sot mund të duken sikur janë kalorësit e tyre gjë që ka ndodhur një kohë edhe në vendet e tjera. Shpresojmë se me kohë kjo gjendje do të tejkalohet dhe sjelljet e tilla nuk do të dëmtojnë seriozisht marrëdhëniet nacionalpolitike në Ballkan e më gjërë duke shpresuar se fushatat e tilla nuk do të lënë pasoja të rënda për të arrdhmen e përbashkët midis popujve të saj!

Shekulli Agency