Turqia përdor influencën për të larguar PYD nga tryeza e bisedimeve

Kryeministri Ahmet Davutoglu, tha se Turqia ka përdorë influencën e saj në mënyrë që organizata terroriste PYD të mos merrte pjesë në bisedimet për Sirinë në Gjenevë.

davudoglu-4463527Përpara vizitës së tij në Arabinë Saudite, Kryeministri turk, në konferencën për shtyp në Aeroportin Esenboga në Ankara tha se për zgjidhjen e problemit, kurdët duhet të zënë vend në tryezë.

“Elementët e terrorit nuk duhet të jenë pjesë” tha Davutoglu duke theksuar se një zgjidhje që nuk pranohet prej Turqisë nuk mund të jetë e mundur në Siri dhe shtoi se është shumë e vështirë vendimmarrja për një kohë të shkurtër.

Edhe Ministri i Bashkimit Evropian dhe Kryenegociatori Volkan Bozkir në kuadër të takimeve në Romë, duke ju përgjigjur pyetjeve të TRT Haber, theksoi se Turqia është kundër përfshirjes së organizatave terroriste në tryezën e bisedimeve. Ai bëri të ditur se u pranuan provat e nxjerra nga Turqia në lidhje me lidhjen e PYD-së me PKK-në.

“Për sa kohë që qëndron Esadi nuk sigurohet zgjidhja dhe nuk është e mundur arritja në sukses në luftën kundër terrorit dhe zgjidhjen e krizës së emigrantëve” tha ministri turk.

Volkan Bozkir, bëri të ditur se 3 miliardë eurot që do ti jepen Turqisë për ti shpenzuar për sirianët, do të vijnë në fund të muajit shkurt ose në fillim të muajit mars.

/TRT/

Shekulli Agency