Erdogan drejton mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Lufta kundër terrorit mbizotëroi mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që u mbajt në presidencë nën drejtimin e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

erdoganKëshilli i Sigurimit Kombëtar u mblodh sot nën kryesimin e Presidentit Rexhep Taip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Pika më e rëndësishme e agjendës së takimit ishte lufta kundër terrorit.

Në tavolinë u shtruan për diskutim edhe operacionet që vazhdojnë ende në zonën juglindore të vendit si dhe rezultatet e tyre.

Në mbledhje u bisedua për masat që do të marren këtej e tutje në rajon në fushën ushtarake, sociale dhe ekonomike.

Gjithashtu në rend të ditës ishte edhe çështja e furnizimit me automjete të blinduara dhe armatim të forcave të sigurisë, të cilat vazhdojnë ende operacionet në këtë zonë të vendit.

Në mbledhje u fol edhe për masterplanin me 303 pika që është përgatitur në kuadër të luftës me terrorin.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare mori pjesë edhe Ministri i Transportit, Komunikacionit dhe Detarisë Binali Yildirim, i cili bëri një prezantim të detajuar për anëtarët e Këshillit në lidhje me sigurinë kibernetike.

Një çështje tjetër e rëndësishme që u trajtua në mbledhje ishte edhe ajo e Sirisë, sidomos hapat që do të ndërmarrë Turqia në bisedimet që do të mbahen në Gjenevë me qëllim sigurimin e paqes në Siri.

/TRT/

Shekulli Agency