Gjermania: Kemi nevojë për Turqinë

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier, bëri deklarata të rëndësishme përpara takimit të ditës së premte të Këshillit të Bashkëpunimit me Nivel të Lartë Turqi-Gjermani, njofton e përditshmja “Star”.

frank-111-56444“Në një mënyrë apo tjetrën, Turqia është vend kyç për sa i takon fluksin të refugjatëve drejt Evropës. Nëse duam të ulim ndjeshëm dyndjen e emigrantëve drejt Evropës, atëherë kemi nevojë për Turqinë”, theksoi kryediplomati gjerman.

Steinmeier u ndal gjithashtu mbi ndihmën financiare prej 3 miliardë eurosh, që Brukseli i ka premtuar Ankarasë për çështjen e emigracionit, duke tërhequr vëmendjen se “mjafton që Bashkimit Evropian të bëjë detyrat e veta dhe Turqia i përmbush patjetër angazhimet e saj”./TRT/

Shekulli Agency