Ahmeti: LDK, veç edhe në Gjykatë Speciale nuk më ka dërgu

Shpendi-6900866Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është përgjigjur LDK-së në kërcënimin e kësaj të fundit se do ta ngre kallëzim penal ndaj tij, për shkelje ligjore.

Ahmeti ka thënë se LDK-ja e ka kërcënuar herë fizikisht, herë me ministri e herë me gjykatë dhe, duke ironizuar, ka thënë se tash ka mbetur edhe në Gjykatën Speciale ta dërgojnë.

Postimi i plotë i Shpend Ahmetit në Facebook:

“Kanë mbet edhe në Gjykatë Speciale me më dërgu.

Herë fizikisht, herë me ministri të tyre e herë me gjykata vazhdojnë me kërcënu.

Kërcënoni sa të doni, hajni më në Prishtinë nuk do të ketë e së shpejti edhe në Kosovë. Këtë qytetarët më nuk do ta lejojnë”, ka shkruar Ahmeti.

Shekulli Agency