Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan xhumanë e parë pas sulmit terrorist në Sultanahmet të Stambollit, e fali në Xhaminë Sultanahmet.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan xhumanë e parë pas sulmit terrorist në “Sulltanahmet” të Stambollit, e fali në Xhaminë Sulltanahmet (Xhamia Blu).
Pas namazit presidenti Erdogan dhe delegacioni që e shoqëronte vendosën karajfilë në vendin ku ndodhi shpërthimi.
Presidentin turk gjithashtu e shoqëruan edhe ministri i Punëve të Brendshme Efkan Ala, ministri i Kulturës dhe Turizmit Mahir Unal, prefekti i Qytetit të Stambollit Vasip Shahin, drejtori i policisë Mustafa Çalishkan dhe kryetari i komunës së Stambollit Kadir Topbash.
Imami i namazit të xhumasë ishte kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Gormez, i cili gjithashtu mbajti hytben e xhumasë.
/AA/